Duart Ndihmëtare nëpër Botë
Takohu me Septrimin nga Kamboxha
Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët ashtu siç bëri Jezusi.
Gjithçka rreth Septrimit
Mosha: 12 vjeç
Vendi: Pnom‑Pen, Kamboxhë
Gjuhët: kmerisht, anglisht
Synimet dhe ëndrrat: 1) Të ndihmoj që Kamboxha të bëhet një vend më i mirë kur të rritem. 2) Të shërbej në një mision. 3) Të shkoj në tempull.
Pjesëtarët e familjes: Septrimi, mamaja, babai, dy motrat, vëllai
Duart Ndihmëtare të Septrimit
Septrimi shkon në shkollë në një qytet të madh. Ndonjëherë në shkollë ai vëren shokë ose shoqe që nuk kanë mjaftueshëm ushqim. Prandaj ai e ndan me ta ushqimin e lehtë dhe drekën. Septrimi thotë se kur i ndihmon të tjerët, ndihet mirë. “Më bën të kem dëshirë të bëj edhe më shumë. Ndihem i lumtur kur jam duke e ndjekur Jezusin”, thotë ai.
Septrimi thotë se ne bekohemi kur u shërbejmë të tjerëve. “Ku ne bëjmë diçka të mirë, Perëndia do të na bekojë. Jezusi thotë se të bësh gjëra të mira për njerëzit e tjerë, është si të bësh gjëra të mira për Të.”
Gjërat e Parapëlqyeratë Septrimit
Historia rreth Jezusit: Kur Ai e ndihmoi Pjetrin të ecte mbi ujë
Vendi: Shtëpia
Kënga e Fillores: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)
Ushqimi: Amok (peshk i gatuar në një gjethe bananeje
Ngjyra: Blu
Lëndët në shkollë: anglishtja dhe historia