2022
Gratë në Dhiatën e Vjetër
Korrik/Gusht 2022


Gjëra Argëtuese

Gratë në Dhiatën e Vjetër

Pamja
illustration of different women from the Bible

Lidhe secilin emër me përshkrimin e saktë.

  1. Unë isha gruaja e parë në tokë. Bashkëshorti im ishte Adami. Ne jetuam në Kopshtin e Edenit. (Shih Zanafilla 3:20.)

  2. Një burrë më kërkoi ujë nga pusi. I dhashë ujë atij dhe 10 deveve të tij. Më pas shkova me të për të takuar një burrë që quhej Isak. Isaku u bë burri im. (Shih Zanafilla 24:15–19, 64–67.)

  3. Njerëzit e mi ishin në telashe. U kërkova atyre të luteshin dhe agjëronin për mua. Më pas i kërkova burrit tim, mbretit, që t’i shpëtonte ata. Ai më dëgjoi dhe njerëzit e mi shpëtuan. (Shih Esterit 7:2–4.)

  4. Unë nuk mund të bëja fëmijë për shumë vite. Zoti premtoi se do të kisha një djalë. Unë pata besim dhe durim. Zoti më bekoi me një djalë që quhej Isak. (Shih Zanafilla 21:1–3.)

  5. Unë isha gjyqtare dhe profeteshë. I ndihmova izraelitët t’i afroheshin Perëndisë. Këndova një këngë për ta përlëvduar Perëndinë pasi Ai e ndihmoi popullin. (Shih Gjyqtarët 4:4; 5:1–2.)

  6. Kur djali im vdiq, gruaja e tij, Ruthi, u kujdes për mua. Kur Ruthi u martua përsëri dhe lindi një fëmijë, unë e ndihmova për t’u kujdesur për djalin e saj. (Shih Ruthit 1:8, 14–18.)

  1. Rebeka

  2. Esteri

  3. Debora

  4. Naomi

  5. Sara

  6. Eva

Ilustrimi nga Simini Blocker

Shtyp në Letër