“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, janar 2022, brenda kapakut të përparmë.
Lidhuni
Viviena K.
17 vjeçe, Tonga
Që kur isha në Fillore, kam dashur të jem misionare. Por kur mbusha dymbëdhjetë vjeç, e humba kurajën. Të arrija moshën e duhur për të shërbyer në një mision më dukej kaq e largët. Shqetësohesha se do të bija në tundim. Mendoja që më mirë ta jetoja jetën si të doja dhe të mos shqetësohesha rreth përgatitjes.
Por kur fola me prindërit e mi rreth shërbimit në një mision, ata më dhanë kurajë. Më thanë që Satani gjithmonë do të përpiqet fort të më tundojë kur jam duke bërë diçka të mirë për Atin tim Qiellor. U luta për udhërrëfim dhe e ndjeva se Ati Qiellor më pohoi që Ai do të ishte me mua çdo ditë.
Edhe pse kam kaluar përmes tundimesh dhe sprovash, besimi im është i fortë. E di se po të përgatitem tani, nëpërmjet Jezu Krishtit, unë mund të bëhem një misionare siç kam dashur të jem gjithmonë. Mund të jetë e vështirë, por unë e di se Perëndia do të jetë me mua në gjithçka që bëj.