“Si u krijua toka?”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.
Drejt e në Temë
Si u krijua toka?
“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zanafilla 1:1). Pra, si e bëri Ai atë? Ja disa gjëra që i dimë:
Jezu Krishti krijoi tokën. Ati Qiellor drejtoi punën e Krijimit; Jezu Krishti e kreu atë me anë të fuqisë së priftërisë. “Me anë të të Vetëmlindurit tim … krijova … tokën” (Moisiu 2:1).
Bota u organizua nga elemente ekzistuese, që nuk u krijuan nga hiçi. “Do të marrim prej këtyre materialeve [dhe] ne do të bëjmë një tokë” (Abraham 3:24).
Krijimi ndodhi në gjashtë faza. Gjëra të caktuara ndodhën në secilën fazë të Krijimit. Për shembull, bimët u krijuan në një fazë, krijesat e detit dhe shpendët në një tjetër, kafshët dhe njerëzit në faza të tjera.
Fazat e Krijimit kërkuan sasi të papërcaktuara kohore. Shkrimet e shenjta ndonjëherë i quajnë fazat “ditë”, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ishin ditë 24‑orëshe. Një rrëfim flet për “periudhë” (shih Abraham 4). Ne nuk i dimë kohëzgjatjet e tyre.
Pyetjet tona rreth Krijimit më së fundi do të marrin përgjigje. “Në atë ditë kur Zoti do të vijë, ai do t’i zbulojë gjithë gjërat. Gjëra … rreth tokës, me të cilat ajo u bë” (Doktrina e Besëlidhje 101:32–33).