“Udhëzuesi Ynë drejt së Vërtetës”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.
Fjala e Mbylljes
Udhëzuesi Ynë drejt së Vërtetës
Nga një fjalim në konferencën e përgjithshme të tetorit 2004.
Nga pozicioni juaj në udhën e jetës, ju keni shumë kilometra për të shkuar dhe shumë zgjedhje për të bërë, ndërkohë që përpiqeni të ktheheni tek Ati ynë Qiellor. Përgjatë udhës ka shumë shenja që na tërheqin vëmendjen. Satani është autori i disa prej këtyre ftesave. Ai përpiqet të na pështjellojë dhe mashtrojë, të na çojë në një udhë më të ulët që na largon nga vendmbërritja jonë e përjetshme.
Dua t’ju tregoj se si mund ta shmangni mashtrimin. Së pari, juve ju është dhënë mësim drejtësia dhe jeni siguruar për të vërtetën e saj, prandaj qëndroni me të. Mbahuni fort pas shkrimeve të shenjta, mësimet e të cilave ju mbrojnë nga ligësia. Së dyti, nuk mjafton që ta kemi marrë të vërtetën. Ne duhet gjithashtu të marrim “Shpirtin e Shenjtë si udhëzuesin [tonë]” dhe të mos “j[emi të] mashtruar” (Doktrina e Besëlidhje 45:57).
Si e marrim Shpirtin e Shenjtë për udhëzuesin tonë? Ne duhet të pendohemi për mëkatet tona dhe t’i ripërtërijmë besëlidhjet tona duke marrë sakramentin çdo javë me duar të pastra e zemër të kulluar. Vetëm në këtë mënyrë ne kemi premtimin hyjnor që do “të ke[mi] gjithmonë Shpirtin e tij me [ne]” (Doktrina e Besëlidhje 20:77). Ai Shpirt është Fryma e Shenjtë, misioni i të cilit është të dëshmojë për Atin dhe Birin, të na mësojë dhe të na udhëzojë drejt së vërtetës.