2022
E Di Vlerën Time
Janar 2022


“E Di Vlerën Time”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.

Tema dhe Unë

Të rinjtë dhe të rejat tregojnë se si po i jetojnë fjalët e Temave të Të Rejave dhe të Kuorumit të Priftërisë Aarone

E Di Vlerën Time

“Unë jam një bijë e dashur e prindërve qiellorë.”

e re

Fotografia nga Christina Smith

Në shumë pjesë të Xhamajkës studentët si unë duhet të bëjnë një provim që të hyjnë në shkollën e mesme që dëshirojnë. Unë dhe shoqet e mia mësuam shumë që të mund të hynim të gjitha në shkollën më të mirë nga shkollat e mesme. Kur filloja të dyshoja se mund ta bëja atë, nëna gjithmonë më jepte kurajë. Ajo më kujtoi se unë jam një nga fëmijët e Atit Qiellor dhe se Ai do të më ndihmojë që të vazhdoj në shtegun e drejtë.

Kur erdhën rezultatet e provimit, mora notën më të lartë që mund të merrja. Isha kaq e gëzuar sepse do të thoshte që mund të isha me të gjitha shoqet e mia.

Por shpejt zbulova se njëra nga shoqet nuk pati një rezultat mjaft të lartë. Ishim që të gjitha kaq të trishtuara që ajo nuk mund të vinte me ne. Por gjeja gëzim kur kujtoja atë që më kishte mësuar nëna ime. Shoqja ime ishte gjithashtu një bijë e mrekullueshme e Atit Qiellor dhe Ai do ta ndihmonte edhe atë, pavarësisht nga rezultatet e provimit.

Gëzimi im u fashit kur shoqja ime filloi t’u thoshte të gjithëve se nuk e meritoja të hyja në atë shkollë të mesme – se ajo duhej të kishte hyrë në vendin tim. Shumica e shoqeve të mia mbajtën anën e saj dhe nuk shoqëroheshin më me mua. Fillova të kisha dyshim te vetja. A e meritoja vërtet të hyja në atë shkollë?

Mendova përsëri për atë që më kishte mësuar nëna ime: se jam një fëmijë i veçantë, i krijuar sipas shëmbëlltyrës së Atit Qiellor.

Tani jam në shkollën e re dhe kam zënë shoqe të reja. Ato më përkrahin dhe më kujtojnë për vlerën time. Kam mësuar që nuk ka rëndësi se çfarë thonë për mua njerëzit e tjerë. Jam e lumtur kur përpiqem të jem ajo që Perëndia dëshiron që unë të jem – sepse ajo është se cila dëshiroj të jem.

Autorja jeton në Xhamajkë.