2022
Një Inxhinier që Sjell Gëzim
Janar 2022


“Një Inxhinier që Sjell Gëzim”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.

Një Inxhinier që Sjell Gëzim

Ky i ri nga Gjermania gjen njohuri, bukuri dhe gëzim në të gjitha llojet e vendeve – dhe kur i gjen ato, u tregon të tjerëve për to.

i ri

Patriku punon me motorin e makinës së tij model.

Fotografitë nga Julian Klemm

Patriku L., 16 vjeç, nga Bavaria në Gjermani, thotë që lëndët e tij të parapëlqyera në shkollë janë matematika, fizika dhe kimia. Në fakt, atij i pëlqen shkenca kaq shumë saqë donte t’u tregonte të tjerëve për të duke shkruar një libër rreth fizikës (për termodinamikën dhe magnetizmin, që të jemi të saktë).

Ai dëshiron që të bëjë karrierë si inxhinier, duke zhvilluar pajisje teknike si për shembull motorët e automjeteve. (Meqë ra fjala, zyrat qendrore të kompanive që prodhojnë automjete BMV dhe Audi janë vetëm një orë larg ajo e BMV-së dhe Audi një orë e gjysmë larg nga vendi ku jeton ai.)

Por shkenca nuk është i vetmi vend ku Patriku gjen gjëra që i japin energji dhe gëzim.

Shkenca dhe Imagjinata

Po, Patriku ka një dashuri të madhe për shkencën, por interesat e tij shtrihen përtej fakteve dhe formulave të pandryshueshme dhe të vështira.

“Kam shkruar një libër fizike, por tani po shkruaj një libër fantazie”, – shpjegon ai. “Libri që po shkruaj flet për krijesa magjike dhe botën e tyre. Dhe më pas ka disa njerëz të rinj në moshë që i zgjidhin problemet.”

Ky projekt më i fundit gjatë kohës së lirë, u frymëzua nga dashuria e Patrikut për romanet e fantazisë, të tilla si seritë Herri Poter dhe Persi Xhekson. Shkrimi i librave gjatë kohës së lirë është diçka që Patriku e filloi pasi daja i vet i tha se sa argëtuese mund të ishte kjo gjë. “Ai më infektoi me gëzimin e tij”, – thotë Patriku.

i ri me një libër

Ai gëzim infektues e bëri Patrikun të merrte atë që e kishte mësuar rreth rregullave dhe realiteteve të botës së fizikës dhe të shkruante një libër rreth tyre. E bëri gjithashtu të dëshironte të krijonte një histori mrekullisht fantastike. Dhe nuk ka asnjë kundërshtim në këtë gjë. Patriku duket se e di që e vërteta, bukuria dhe gëzimi mund të gjenden në shumë vende. Dhe ai dëshiron të gjejë, krijojë dhe tregojë për ato gjëra kudo që mund të jenë.

Bota Natyrore

Patriku kupton shumë rreth ligjeve të botës fizike. Por ai gjithashtu shikon përtej fakteve për të parë bukuri atje.

“Jetoj pranë një pylli”, – thotë ai. “Ka përparësi të jetosh në një qytet të vogël – mund të shkosh në pyll shpejt dhe të gjesh paqe atje.”

pamje e një qyteti në Gjermani

Atij i pëlqejnë shtigjet e shumta të pyllit për të ecur ose, veçanërisht, për të ngarë biçikletën. “Më pëlqen të ngas biçikletën. Është diçka shumë e dashur për mua”, – thotë ai. “E ngas shumë biçikletën. Një herë bëra me biçikletë 1 200 kilometra për dy javë.”

i ri me biçikletë

Shkenca e frymëzon mendjen e Patrikut dhe lutja frymëzon shpirtin e tij. “Kam dëshmi të fortë për lutjen”, – thotë ai. “Mund të flasësh me [Atin Qiellor] kudo.”

Nganjëherë atij i pëlqen të shkojë për ecje ose për udhëtim me biçikletë në pyll me tërë familjen e vet (mamin, babin, dy vëllezërit më të vegjël dhe dy motrat më të vogla) ose vetëm me babin e tij. Shpesh shkon vetëm. Por gjithmonë gjen paqe dhe bukuri në natyrë.

i ri duke ngarë biçikletën

“Lindjet e diellit janë veçanërisht të bukura këtu”, – thotë ai. “Nganjëherë ju mund të shihni Alpet që këtu, edhe pse janë shumë larg. Dhe kur dielli lind, ai pasqyrohet dhe, bashkë me malet, mund të shohësh këtë qiell të kuq madhështor, dhe është vërtet i bukur.”

Një Tjetër Lloj Njohurie

Përveç fakteve të shkencës natyrore dhe bukurive të botës natyrore, Patriku gjithashtu vlerëson të vërtetën – llojin e së vërtetës që mund të gjendet vetëm nëpërmjet lutjes.

i ri me një motor të një makine model

“Kam dëshmi të fortë për lutjen”, – thotë Patriku. “Bie në gjunjë, i bashkoj duart, kam paqe e qetësi dhe më pas lutem. Kjo është ajo për të cilën kam dëshminë më të madhe.”

Ai shpjegon se dëshmia e tij vjen pjesërisht nga diçka që iu tha në bekimin e tij patriarkal. “Thotë që duhet të mbaj mend gjithmonë se Ati Qiellor është vetëm një lutje larg meje”, – thotë ai. “Mund të flasësh me Të kudo. Ai është atje për ty kudo dhe mund të marrësh përgjigje kudo.”

Përvoja e tij me marrjen e përgjigjeve nga lutja është rritur, thotë ai, kur ndërmerr hapa të caktuar. “E ndiej Frymën e Shenjtë kaq fuqishëm me disa lutje. Kur në mënyrë të ndërgjegjshme vendos synime, kur bëj pyetje në mënyrë të ndërgjegjshme, kur ulem dhe veproj me ndërgjegje ashtu siç thuhet në shkrimet e shenjta dhe pres e shpenzoj kohë – kur ia dal ta bëj këtë gjë, unë gjithmonë kam një dëshmi të fortë dhe e ndiej Frymën e Shenjtë.”

Patriku mban mend një rast që ofroi një lutje të tillë të veçantë. “Ne flasim shumë rreth Jozef Smithit dhe se si në moshën 14 vjeçe u lut dhe mori përgjigje”, – thotë ai. “Dhe prandaj u ula – madje shkova në pyll – dhe u luta. Dhe mora përgjigje. Pastaj isha i lumtur. Dhe kjo gjë e forcoi dëshminë time.”

Të Treguarit për Atë që Ai Di

Ashtu siç është përpjekur të tregojë për diturinë e tij shkencore dhe imagjinatën e tij krijuese, Patriku gjithashtu kërkon të tregojë për njohurinë e tij shpirtërore.

Duke filluar nga mosha 12‑vjeçare, ai ka shpenzuar kohë duke i ndihmuar misionarët kohëplotë. Njëherë ai ftoi edhe një shok në shtëpinë e vet që të merrte mësimet me misionarët. “Folëm për Rivendosjen. Ai pati interes. Dëgjoi me vëmendje, mori pjesë dhe i lexoi shkrimet e shenjta. Lexuam vargun te Jakobi [Bibël] 1:5, të cilin e kishte lexuar edhe Jozef Smithi. Dhe e vura të lexonte nga Joseph Smith – Historia. Ai mori vërtet pjesë.”

Shokët e tij në shkollë e respektojnë besimin e tij. “Në vend që ta përndjekin Kishën, ata e përkrahin atë”, – thotë ai. Edhe mësuesi i vet në klasën e fesë në shkollën e tij e përkrah. “Ai mendon se është mirë që kam besim te Perëndia dhe madje më ndihmon të arrij synimet e mia.”

Pasi të mbarojë shkollën dhe të kualifikohet për studime universitare, Patriku gjithashtu ka në plan të shërbejë një mision kohëplotë. “Ndoshta do të përgatitem duke lexuar Predikoni Ungjillin Tim”, – thotë ai. “Do të doja të kisha gjithmonë njohuri dhe të lexoja, të bëja mësimet dhe gjithashtu të shpenzoja shumë kohë me misionarët.”

i riu duke vizatuar dhe shkruar

Patrikut i pëlqen shumë ta ushqejë imagjinatën e vet. Madje po shkruan një libër fantazie.

Me Famë të Mirë

Patriku ka mësuar se ka shumë gjëra që janë “të virtytshme, të dashur[a] ose me famë të mirë apo të denj[a] për t’u lavdëruar” dhe prandaj i kërkon këto gjëra (Nenet e Besimit 1:13). Dhe kur i gjen, ai tregon për to.

Qoftë në shkencë, imagjinatë apo natyrë, ai gjen njohuri ngazëlluese dhe bukuri madhështore kudo ku shkon. Dhe ai gjen njohurinë, bukurinë dhe të vërtetën më të madhe nëpërmjet marrëdhënies së tij me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.