“Pyetje dhe Përgjigje”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.
Pyetje dhe Përgjigje
“Nuk kam shumë gjëra të përbashkëta me njerëzit në grupin tim të të rinjve dhe të rejave. Si mund të ndihem më i/e lidhur me ta?”
Drejtojuni Individit
“Unë ndihem më e lidhur me të tjerët kur përpiqem vërtet të shpenzoj kohë me ta individualisht, jo thjesht në mjedise grupi. Nëse doni të gjeni dikë me të cilin ose të cilën të shkoni mirë, drejtojuni një personi që duket se ka nevojë për një shok ose shoqe. Mund të përfundoni duke përfituar më shumë se ata!”
Latiana P., 17 vjeçe, Singapor
Shprehini Interesat Tuaja
“Shumica e njerëzve në grupin tim të të rinjve dhe të rejave kanë gjëra të ndryshme për të cilat kanë interes. Më pëlqen t’i pyes për interesat e tyre, sepse kjo tregon që unë dua t’ia di për ta. Pastaj më jep mundësinë që të pyes edhe për interesat e mia. Krijimi i lidhjeve me njerëzit kërkon kohë – bëjeni vazhdimisht!”
Erin F., 18 vjeçe, Jutë, SHBA
Gjeni Gjëra të Përbashkëta
“Nëse doni të keni një marrëdhënie më të ngushtë me grupin tuaj të shokëve ose shoqeve, gjeni gjëra të mira, domethënëse që ju mund t’i bëni së bashku, edhe sikur të jenë shumë pak. Mund të gjeni një hobi ose diçka për të kaluar kohën që e pëlqeni të gjithë. Kërkoni ndihmë nga Ati Qiellor dhe Ai do t’ju japë frymëzim.”
Karla V., 12 vjeçe, Peru
Vlerësojini Dallimet Midis Jush
“Sa më shumë kohë që kaloj me njerëzit në grupin tim të të rinjve dhe të rejave, aq më shumë më pëlqejnë gjërat që janë unike rreth tyre. Mësoj se si t’u shërbej atyre më mirë, gjë që më ndihmon të afrohem më shumë me ta dhe me Jezu Krishtin. Ne jemi të gjithë fëmijë të Atit tonë Qiellor, kështu që kemi më shumë gjëra të përbashkëta nga sa mendojmë.”
Sara M., 16 vjeçe, Oregon, SHBA
Provoni Gjëra të Reja
“Thjesht jini miqësorë dhe vazhdoni të flisni me ta. Vazhdoni të provoni gjëra të reja që të jeni më përfshirës. Një djali në lagjen tonë të Kishës nuk i pëlqejnë sportet, por ai gjithmonë luan me ne. Më pas ne bëjmë gjëra që i interesojnë atij, si veprime magjike ose hedhje kartash si magjistarët. Të provuarit e gjërave të reja është një mënyrë e mirë që të ndihemi të lidhur.”
Xherën M., 17 vjeç, Nova-Skoshia, Kanada
Ndihmoni
“Afrojuni dhe ndihmojeni dikë në grupin tuaj të të rinjve dhe të rejave që është në një kohë nevoje. Kur përpiqemi të jemi një shembull i dashurisë së Shpëtimtarit, ajo do të na ndihmojë të bëhemi më të lidhur me njëri‑tjetrin.”
Xhoshua C., 20 vjeç, Faleniu, Samoa Amerikane
Jini Vetvetja
“Me kalimin e kohës ndoshta do të gjeni gjëra që i keni të përbashkëta, por mbase jo pikërisht tani. Ndërkohë, ju mund të krijoni lidhje me anë të veprimtarive dhe gjërave që ndodhin gjatë javës. Kënaquni me veprimtaritë. Zgjidhni të merrni pjesë dhe jini vetvetja!”
Hana W., 18 vjeçe, Nova-Skoshia, Kanada