2022
Ato Janë të Miat dhe Unë i Njoh Ato
Janar 2022


“Ato Janë të Miat dhe Unë i Njoh Ato”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.

Eja, Më Ndiq

“Ato Janë të Miat dhe Unë i Njoh Ato”

Moisiu 1

e re në një turmë

Fotografia nga Getty Images

A je ndier ndonjëherë pa rëndësi? Mund të jesh ndier në këtë mënyrë kur ke menduar rreth asaj se sa shumë njerëz ka në botë ose kur ke parë se sa shumë yje janë në qiell. A e ke pyetur ndonjëherë veten nëse Perëndia vërtet të njeh se kush je dhe se me çfarë ngjason jeta jote? Nëse po, atëherë Moisiu ka një mesazh për ty.

Në një vegim, Perëndia i tregoi Moisiut çdo pjesëz të tokës dhe të gjithë njerëzit që do të jetonin atje. Ata ishin “të panumëruesh[ëm], sikurse rëra në breg të detit” (Moisiu 1:28). Perëndia më pas i tha Moisiut se Ai kishte bërë “botë pa numër” (Moisiu 1:33) – se krijimet e Tij shtrihen shumë larg përtej kësaj toke.

Moisiu ndoshta u ndie i mbingarkuar emocionalisht kur i pa të gjitha këto gjëra. Ndoshta pyeti veten: Çfarë vendi zë unë mes kaq shumë krijimesh? Dhe si mund të ndjekë Perëndia ecurinë e kaq shumë krijimeve?

Përgjigjja e Perëndisë ishte e thjeshtë: “Të gjitha gjërat numërohen prej meje”. Si? “Ato janë të miat dhe unë i njoh ato” (Moisiu 1:35). Perëndia e dinte se kush ishte Moisiu, madje siç i njeh të gjithë fëmijët e Tij, si edhe gjithë krijimet e Tij. Ato të gjitha janë të Tijat – yjet, rëra dhe veçanërisht fëmijët e Tij në tokë. Ato janë tërë arsyeja përse Ai e krijoi tokën. Shpëtimi i tyre i përjetshëm është vepra më e rëndësishme e Perëndisë.

“Sepse, vër re, kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39).

Ashtu si Moisiu mësoi se çfarë vendi zinte në planin e Perëndisë, ti gjithashtu mund të sigurohesh që Perëndia të njeh. Ndihma për t’u kthyer tek Ai është vepra dhe lavdia e Tij. Përse? Sepse ti je fëmija i Tij. Dhe nuk ka asgjë pa rëndësi rreth kësaj!