“Shikoje Veten me Qartësi”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022. Shikoje Veten me Qartësi Nga Dejvid Dikson dhe Dejvid A. Eduards; ilustruar nga Adam Koford Mos e lejo botën të të thotë se kush je. Bota do të përpiqet të të tregojë gjëra rreth vetes tënde që nuk janë të vërteta. “Nuk je mjaft i/e njohur në shoqëri.” Por e vërteta është: shoqëria e vërtetë është më e rëndësishme sesa fama me të tjerët. “Kurrë nuk do t’ia dalësh me sukses në asgjë.” Por e vërteta është: besimi dhe puna e palodhur mund të të çojnë kudo. “Je shumë –”, “Duhet të jesh më shumë –”, “Nuk je mjaft –” Por e vërteta është: Perëndia dëshiron që ta shohësh veten tënde nëpërmjet syve shpirtërorë. “Je pa vlerë!” Por e vërteta është: ti je fëmijë i Perëndisë. “Je duke humbur shumë çaste argëtuese!” Por e vërteta është: ti gjen gëzim kur u tregon dashurinë e Perëndisë njerëzve përreth teje. “Nuk do të arrish gjë në jetë!” Por e vërteta është: ti ke një të ardhme po aq të ndritur sa besimi yt.1