Për Forcën e Rinisë
Ke Frikë nga Pendimi?
Shtator 2024


Ke Frikë nga Pendimi?

Sipas Presidentit Rasëll M. Nelson, ja pse nuk duhet të kesh frikë.

Nga se ke frikë ti? Lodrat rrotulluese? Ora e matematikës? Po përpiqesh të kuptosh Isaian?

Po nga pendimi? Nëse mendimi për t’u penduar të bën të duash të fshihesh nën mbulesa ose të hash shumë çokollatë, ky artikull është për ty.

“Ju lutem, mos iu druani pendimit ose ta shtyni atë”, – tha Presidenti Rasëll M. Nelson. Dhe për një arsye të mirë. Ja disa gjëra se çfarë është dhe nuk është pendimi, sipas Presidentit Nelson.

të rinj e të reja të larmishëm

Ilustrimet nga Corey Egbert

i ri me një kalendar shumë të madh
vajzë dhe djalë duke u hedhur përpjetë nga gëzimi
vajzë duke mbajtur një zemër
njerëz duke ecur drejt një shtëpie mbledhjesh
i ri duke ecur me Jezu Krishtin

Pranoje Dhuratën e Përsosur të Perëndisë

Pra, a je gati të mirëbesosh te Shpëtimtari që ta mposhtësh frikën tënde për t’u penduar? Nuk do të të vijë keq për këtë.

Presidenti Nelson thotë: “Për shkak se bota kishte nevojë për shpëtim dhe ngaqë ju dhe unë kemi nevojë për shpëtim, [Ati Qiellor] na dërgoi një Shpëtimtar.

… Le ta pranojmë dhuratën e përsosur dhe të çmuar të Perëndisë. Le t’i hedhim barrët dhe mëkatet tona te këmbët e Shpëtimtarit dhe le të përjetojmë gëzimin që vjen nga pendimi dhe ndryshimi.”