Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
Vëllezër dhe motra, është privilegji im të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.
Ju lutemi ta shprehni përkrahjen tuaj në mënyrën e zakonshme, kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që kundërshtojnë, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.
Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.
Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta shfaqë.
Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.
Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.
Siç u njoftua më parë, i kemi dhënë një thirrje Aleksandër Dushkut për të shërbyer si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ata që janë kundër, me të njëjtën shenjë.
Ne gjithashtu vëmë në dukje me mirënjohje lirimet nga thirrja të dy Të Shtatëdhjetëve Zonalë, emrat e të cilëve mund të gjenden në këndin e internetit të Kishës.
Ata që dëshirojnë të na bashkohen për t’u shprehur mirënjohje këtyre vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme dhe Të Shtatëdhjetët Zonalë, duke përfshirë dy Të Shtatëdhjetët Zonalë të rinj të njoftuar më parë në këtë javë, emrat e të cilëve renditen në këndin e internetit të Kishës, dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tanishme.
Ata që janë dakord, mund ta tregojnë këtë me dorën të ngritur lart.
Ata që janë kundër, nëse ka.
Ju faleminderit, vëllezër dhe motra, për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqjes së Kishës.
Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:
Roxherio Boski dhe Kërt L. Hoxhis
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u liruan gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:
Henri J. Ajring dhe Jungiun Kuon.