2012
Ai Këputi Lidhjet e Vdekjes
Prill 2012


Ai Këputi Lidhjet e Vdekjes

Plaku Patrik Kiëron

“Ata kanë jetë të përjetshme nëpërmjet Krishtit, i cili ka këputur lidhjet e vdekjes” (Mosia 15:23).

Një natë kur fëmijët tanë ishin më të vegjël, ne ishim duke lexuar shkrimet e shenjta si familje. Ne lexuam rreth Shpëtimtarit dhe biseduam për mënyrën se si Ai nuk bëri kurrë ndonjë gabim.

Më vonë atë natë gruaja ime e vuri bijën tonë trevjeçare, Suzin, në shtrat. Suzi pa nga e ëma dhe tha: “Mami, Jezusi në të vërtetë e bëri një gabim”.

“Çfarë do të thuash?” e pyeti e ëma.

“Ai këputi diçka”, tha Suzi.

Disi në mëdyshje, e ëma e pyeti: “Çfarë këputi Ai?”

“Jezusi këputi lidhjet e vdekjes”, u përgjigj Suzi.

Gruaja ime e kuptoi se ajo dhe Suzi e kishin kënduar këngën e Fillores “On a Golden Springtime” [“Gjatë një Pranvere të Bukur”] shumë herë dhe Suzi i kishte mësuar fjalët “Gjatë një pranvere të bukur, Jezu Krishti u zgjua dhe nga varri ku shtrihej u largua, lidhjet e vdekjes Ai këputi”1. E ëma e Suzit i shpjegoi asaj se këputja e lidhjeve të vdekjes do të thotë se Jezu Krishti u ringjall në mënyrë që ne të gjithë të jetojmë përsëri pasi të vdesim.

Ajo bisedë na ka dhënë mua dhe gruas sime mundësi të shumta për t’u dhënë mësim bijave tona Lizit, Suzit dhe Emës, rreth asaj që do të thotë vërtet Shlyerja për secilin prej nesh. Suzi kishte të drejtë: Jezusi me të vërtetë i këputi lidhjet e vdekjes. Por ky nuk ishte një gabim. Ishte dhurata më e madhe që Ai mund të na bënte! (Shih Doktrina e Besëlidhje 14:7.)

Shpëtimtari vdiq dhe u ringjall që ne të mund të jetojmë përsëri me Atin tonë Qiellor dhe familjet tona sipas drejtësisë tonë. Nëse jemi të denjë, ne mund të gëzojmë bekimet e pavdekshmërisë dhe të jetës së përjetshme një ditë. Unë jam mirënjohës që Jezusi këputi diçka – lidhjet e vdekjes!

Shënim

  1. “On a Golden Springtime”, Children’s Songbook, f. 88.

Djathtas: ilustrim nga Dilleen Marsh