Standardet e Mia TË UNGJILLIT
Unë do të ndjek planin e Atit Qiellor për mua.
Unë do të kujtoj besëlidhjen time të pagëzimit dhe do të dëgjoj Frymën e Shenjtë.
Unë do të zgjedh të drejtën. Unë e di se mund të pendohem kur bëj një gabim.
Unë do të jem i ndershëm me Atin Qiellor, me të tjerët dhe me veten time.
Unë do t’i përdor me nderim emrat e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Unë nuk do të betohem ose të përdor fjalë të ndyra.
Unë do të bëj në ditën e Shabatit ato gjëra që do të më ndihmojnë të ndihem pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Unë do të nderoj prindërit e mi dhe do të bëj pjesën time për të forcuar familjen time.
Unë do ta mbaj mendjen dhe trupin tim të shenjtë dhe të pastër dhe nuk do të marr gjëra që janë të dëmshme për mua.
Unë do të vishem me thjeshtësi për të treguar respekt për Atin Qiellor dhe për veten time.
Unë do të lexoj dhe do të shikoj vetëm gjëra që janë të pëlqyeshme për Atin Qiellor.
Unë do të dëgjoj vetëm muzikë që është e pëlqyeshme për Atin Qiellor.
Unë do të kërkoj miq të mirë dhe do t’i trajtoj të tjerët me mirësi.
Unë do të jetoj tani për të qenë i denjë për të shkuar në tempull dhe të bëj punën time për të patur një familje të përjetshme.
Fëmijë i Perëndisë Jam
Unë e di se Ati Qiellor më do dhe unë e dua Atë.
Unë mund t’i lutem Atit Qiellor çdo kohë dhe kudo.
Po përpiqem të kujtoj dhe të ndjek Jezusin.