2012
Çfarë Vjen pas Seminarit?
Prill 2012


Çfarë Vjen pas Seminarit?

Diplomimi në seminar nuk është fundi i studimeve tuaja fetare. Ka diçka tjetër të mrekullueshme të përgatitur për ju.

Në seminar ju studioni shkrimet e shenjta dhe takoheni me moshatarë të tjerë rregullisht. Ju ndiheni të mirëpritur dhe mund të ndieni Shpirtin. Kështu, kur e keni përfunduar seminarin, a u vjen fundi këtyre përvojave? Absolutisht jo.

Programi i kishës për institutin është hapi vijues dhe juve do t’ju pëlqejë shumë. Qoftë nëse ju do të shkoni në universitet apo jo, ju mund të vazhdoni të mësoni rreth ungjillit, të përgatiteni për një mision dhe martesë në tempull dhe të ndani përvojat me të tjerë të moshës tuaj.

Këtu keni disa përgjigje për pyetjet kryesore rreth institutit. Ju mund të gjeni më shumë në adresën institute.lds.org.

Çfarë është instituti?

Instituti përbëhet nga orë mësimore rreth ungjillit, duke përfshirë orë mësimore mbi shkrimet e shenjta, mësimet e profetëve dhe përgatitjen për një mision ose martesën në tempull. Në disa institute ju mund të zgjidhni mes orëve të shumta mësimore.

Kush mund të marrë pjesë?

Të gjithë të rinjtë beqarë në moshë madhore nxiten fuqimisht që të marrin pjesë në orët mësimore të institutit. Mund të marrë pjesë çdokush – i martuar apo beqar – nga mosha 18 deri 30 vjeç.

Ku mund ta gjej institutin?

Disa zona i kanë ndërtesat e institutit pranë kolegjeve dhe universiteteve. Në zona të tjera, orët mësimore zhvillohen në ndërtesat e Kishës ose vende të tjera. Lidhuni me peshkopin ose presidentin tuaj të degës që të mësoni rreth programit të institutit në zonën tuaj, ose shkoni tek adresainstitute.lds.org që të gjeni një institut pranë jush.

Pse duhet t’i ndjek orët mësimore të institutit?

Presidenti Tomas S. Monson ka thënë: “Bëjeni pjesëmarrjen në institut një përparësi. … Mendoni për të! Do të bëni miq, do të ndieni Shpirtin dhe do t’ju forcohet besimi. Unë ju premtoj se, ndërsa merrni pjesë në institut dhe i studioni shkrimet e shenjta me zell, fuqia juaj për të shmangur tundimin dhe për të marrë drejtim nga Fryma e Shenjtë në gjithçka që bëni do të rritet” (institute.lds.org, 21 prill 2009).

Ilustrimet me foto nga Shërbimet Mediatike