2012
Motra në Emër dhe Besim
Prill 2012


Motra në Emër dhe Besim

Maria dhe Diana D. nuk janë vetëm motra; ato janë edhe shoqe të ngushta. Diana është 10 vjeçe dhe Maria mbushi 12 vjeç gushtin e shkuar. Ato jetojnë në Rumani, ku ka rreth 3.000 anëtarë të Kishës. Ato e mbajnë të fortë besimin e tyre te Jezu Krishti duke shkuar në kishë, duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke u lutur.

“Në kishë unë kam mësuar të kem besim në Perëndi”, thotë Maria. Një ditë ajo kishte një provim, kështu që iu lut Atit Qiellor në emër të Jezu Krishtit për ndihmë. Kur mori një notë të mirë, ajo u ndie sikur Ati Qiellor e kishte ndihmuar.

Diana thotë se Libri i Mormonit e ndihmon atë të ketë besim. “Çdo ditë që e lexoj Librin e Mormonit, dita ime shkon mirë”, thotë ajo. Historia e saj e preferuar nga shkrimet e shenjta është historia e Jozef Smithit. “Ai u lut dhe Perëndia e Jezu Krishti e ndihmuan atë”, thotë ajo.

Çokollata

Ëmbëlsira e parapëlqyer e të dyja motrave është çokollata: Marias i pëlqen keku me çokollatë dhe Dianës i pëlqen torta me çokollatë.

Kënga e Parapëlqyer

Maria dhe Diana luajnë të dyja në piano. Kënga e parapëlqyer e Marias është “Love One Another” [“Duajeni Njëri-Tjetrin”]. Ajo flet rreth urdhërimit të Jezusit që t’i duam të tjerët. Diana mund ta luajë atë pothuajse përsosmërisht, por fundi është pjesa më e vështirë, thotë ajo.

Unë e Dua Tempullin

Edhe Maria edhe Diana dëshirojnë të martohen në tempull një ditë. Ato jetojnë në Distriktin e Tempullit të Kievit në Ukrainë.

Kur Diana të jetë më e madhe, ajo do të shkojë në tempullin e Kievit në Ukrainë që të bëjë pagëzime për të vdekurit. Maria tani është e rritur mjaftueshëm që të shkojë. Tempulli është rreth 500 milje (805 km) larg.

Familja në Radhë të Parë

Maria dhe Diana i duan prindërit e tyre. “Mami na bën të ndihemi më mirë kur sëmuremi”, thotë Maria. “Babi na çon në shkollë”, thotë Diana.

Himnet

Himni i parapëlqyer i Dianës është “Larg, Larg Atje n’Fushat e Judes”, që rrëfen rreth lindjes së Jezu Krishtit. Anëtarët në Rumani përdorin librin e gjelbër të himneve të Kishës. “Imnuri” do të thotë “himne” në rumanisht.

Fotografi e motrave nga Adam C. Olson; ilustrim i tortës dhe i kekut nga Thomas S. Child