Rresht pas Rreshti
2 Timoteut 3:16–17
Apostulli Pal dha mësim rreth mënyrës se si e bekojnë shkrimet e shenjta jetën tonë.
Të Gjitha Shkrimet e Shenjta
“Kur dëshirojmë të flasim me Perëndinë, ne lutemi. Dhe kur dëshirojmë që Ai të na flasë, ne hetojmë shkrimet e shenjta; pasi fjalët e Tij janë folur përmes profetëve të Tij. Ai më pas do të na mësojë ne ndërsa dëgjojmë nxitjet e Shpirtit të Shenjtë.
Nëse nuk e keni dëgjuar zërin e Tij t’ju flasë kohët e fundit, kthehuni në Kishë dhe lexojini shkrimet e shenjta përsëri. Kjo është ajo që do të na ndihmojë shpirtërisht.”
Plaku Robert D. Hales, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Holy Scriptures: The Power of God unto Our Salvation”, Liahona, nëntor 2006, f. 26–27.
Doktrina
“Doktrina e vërtetë, kur kuptohet, ndryshon qëndrimin dhe sjelljen. Studimi i doktrinave të ungjillit do ta përmirësojë sjelljen më shpejt sesa një studim i sjelljes mund ta bëjë atë.”
Presidenti Boyd K. Packer, Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Do Not Fear”, Liahona, maj 2004, f. 79
Qortimi
Qortimi – heqja e vërejtjes, ndëshkimi, “heqja e veshit”, ose korrigjimi, zakonisht në një mënyrë të sjellshme.
Korrigjimi
Fjala e lashtë greke e përdorur në Bibël me kuptimin e plotë të fjalës do të thotë të sillesh sërish ashtu siç duhet. Kështu që shkrimet e shenjta ndihmojnë që t’ju mbajnë në vijë të drejtë dhe që të ndiqni shtegun e ngushtë e të ngushtuar (shih 2 Nefi 9:41).
I mobilizuar
I mobilizuar – i përgatitur, i pajisur.
Veprat e Mira
Çfarë lloj veprash të mira ju përgatisin shkrimet e shenjta që të bëni? Në vijim janë disa prej atyre më të qartave. A mund të mendoni të tjera? Shkruani rreth tyre në ditarin tuaj.
-
Shërbimi si misionar me kohë të plotë
-
Përmbushja e thirrjeve në Kishë (të tilla si presidencat e kuorumeve dhe klasave)
-
Mësimdhënia e ungjillit
-
Ndarja e dëshmisë
-
Ndarja e ungjillit
-
Dhënia e përgjigjeve për pyetjet e miqve rreth Kishës