Koment
Një Busull e Domosdoshme
Revista Liahona është një fener në këtë jetë. Me të, unë kurrë nuk do të humbas. Unë besoj se kushdo që i lexon revistat e Kishës mund të gjejë saktësisht atë për të cilën ai ose ajo ka nevojë. Unë jam presidentja e Fillores dhe shoh që fëmijëve u pëlqen shumë të dëgjojnë histori rreth fëmijëve si vetja e tyre në revistë. Liahona është një busull e domosdoshme në jetën tonë; ajo na ndihmon të shmangim grackat e Satanit.
Janina Ivanivna Davidenko, Ukrainë
Përvojat Shtojnë Ngushëllimin
Liahona më ka ndihmuar shumë përmes mesazheve dhe artikujve të saj. Me jetën e trazuar që ne kemi, unë shpesh ndaloj gjatë ditës dhe lexoj një artikull nga revista që ndan përvoja të jetës së anëtarëve të tjerë. Këta artikuj më ndihmojnë gjithmonë të gjej pak mbështetje shpirtërore dhe të përtërij dëshirën time për t’u kthyer në praninë e Perëndisë dhe Jezu Krishtit me familjen time.
Zhoao Karlos, Brazil