Sjellim Filloren në Shtëpi
Jezu Krishti Më Mëson të Zgjedh të Drejtën
Këtë mësim dhe veprimtari mund ta përdorni për të mësuar më shumë mbi temën e Fillores këtë muaj.
Për Tanerin, Pashka nuk do të ishte e njëjta këtë vit. Gjyshi i tij kishte vdekur dhe Taneri ishte i trishtuar se nuk do ta ndante përsëri me të këtë kohë të veçantë.
Por gjatë Fillores, Tanerit iu kujtua se arsyeja pse ne e festojmë Pashkën është sepse Jezu Krishti jeton! Kur Ai u ringjall, shpirti i Tij u bashkua përgjithmonë me trupin e Tij, për të mos e përjetuar më kurrë vdekjen. Taneri mësoi se për shkak se Jezu Krishti u ringjall, të gjithë do të ringjallen një ditë, duke përfshirë edhe gjyshin e tij!
Një këngë Pashke e mbushi Tanerin me lumturi ndërsa ai këndoi: “Jezusi është ngritur, Jezusi miku ynë. Zemrat na mbushen me gëzim; Ai sërish jeton.”1 Taneri dëshironte t’ua thoshte të gjithëve këtë lajm të mirë. Ai vendosi që përpara Pashkës, të vendoste buqeta të vogla me lule pranvere në pragjet e dyerve të fqinjëve me shkrime të shenjta rreth Ringjalljes së Jezu Krishtit. Ai përfytyroi buzëqeshjet në fytyrat e tyre kur ata të gjenin dhuratën e tij mëngjesin e Pashkës.