2012
Lajme të Tempullit
Prill 2012


Lajme të Tempullit

Dedikimi i Mbajtur për Tempullin Kecaltenango në Guatemala

Tempulli i Kecaltenangos në Guatemala u dedikua të dielën, më 11 dhjetor 2011, në tre sesione nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë. Seksionet e dedikimit u transmetuan për kongregacionet e Kishës brenda distriktit të tempullit.

“Çfarë tempulli i mrekullueshëm është”, tha Presidenti Uhtdorf në festimin kulturor të shtunën, ku interpretues të rinj nga kongregacionet e zonës kërcyen, kënduan dhe paraqitën një shfaqje pamore të historisë e kulturës së vendit. “Ka një shkëlqim të gjallë si një gur i çmuar dhe është një gur i çmuar për këtë zonë të këtij vendi.”

Tempulli i Kecaltenangos në Guatemala është tempulli i 136-të i Kishës në mbarë botën dhe i pesti në Amerikën Qendrore. Ky tempull do t’u shërbejë pothuajse 60.000 shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.

Kisha Nis Punimet për Tempullin e Shtatë në Brazil

Më 15 nëntor 2011, Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, kryesoi në ceremoninë e fillimit të punimeve për Tempullin e Fortalesas në Brazil, tempulli i shtatë i Kishës në Brazil.

“Ky tempull do të jetë një burim shprese, drite dhe besimi në Perëndi për të gjithë ata që vijnë dhe ecin këtu dhe në këtë fushë”, tha Plaku Bednar. “Ky qytet gjithmonë do të jetë më i mirë dhe ndryshe, për shkak të tempullit që do të ndërtohet këtu.”

Tempulli do të ndërtohet në Avenida Santos Dumont në Fortalesa, Kìara, Brazil. Presidenti Tomas S. Monson njoftoi ndërtimin e Tempullit Fortalesa në Brazil gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2009.

Tempulli i Kecaltenangos në Guatemala, i dedikuar më 11 dhjetor 2011, nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, është tempulli i 136-të i Kishës.

CREDIT: