2012
Plaku Krejg C. Kristensen,
Nëntor 2012


Plaku Krejg C. Kristensen,

i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve

Plaku Krejg C. Kristensen filloi të shërbente si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve më 1 gusht 2012, pas thirrjes së tij për atë pozicion në prill të 2012-ës.

I lindur në Solt-Lejk-Siti të Jutas, SHBA, nga Sheron dhe Kollen Kristensen, në mars 1956, Plaku Kristensen u rrit në Kaliforninë veriore në “një familje shdm aktive dhe të ushqyer me besim”. Ai theksoi se gjithmonë ka besuar se ungjilli është i vërtetë, por prapëseprapë, dëshmia iu forcua gjatë shërbimit të tij misionar në Kili.

“Si një misionar, dëshira ime për të ndier Frymën e Shenjtë u bë e vazhdueshme, dhe dëshmia ime për ungjillin u thellua dhe u bë edhe më shumë reale për mua”, tha ai. Në misionin e tij ai ndieu një dashuri për Librin e Mormonit, që vazhdon në mësimet e tij sot.

Plaku Kristensen ka qenë anëtar i Kuorumit të Parë dhe të Dytë të Të Shtatëdhjetëve që nga viti 2002. Më së fundi, ai shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i Departamentit të Priftërisë. Thirrjet e mëparshme përfshijnë: president i Misionit të Zonës së Meksikës së Jugut, president i Misionit të Meksiko-Sitit Lindor, peshkop, këshilltar i lartë dhe president i misionit të kunjit.

Plaku Kristensen ka diplomë universitare të shkallës së parë për kontabilitet nga Universiteti “Brigam Jang” dhe master për administrim biznesi nga Universiteti i Uashingtonit. Ai ka zotëruar dhe drejtuar aktivitete në industritë për zhvillimin e automobilave me pakicë dhe ato të pasurive të patundshme, dhe ka qenë pedagog i jashtëm në disa universitete.

Plaku Kristensen u martua me Debora Xhonsin më 28 mars 1978. Ata jetojnë në Hollëdei, Juta, dhe kanë katër fëmijë dhe pesë nipër e mbesa.

© IRI