2013
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Nëntor 2013


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura nga fjalimet në konferencën e përgjithshme mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Folësit janë radhitur sipas rendit alfabetik dhe numri tregon faqen e parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(92) Një nënë besnike braziliane, e ndaluar nga bashkëshorti i saj që të shkonte në kishë, dërgon fëmijët e saj në kishë.

M. Rasëll Ballard

(43) Një familje gëzon sukses misionar pasi e merr me seriozitet sfidën për të përshpejtuar punën e shpëtimit.

Dejvid A. Bednar

(17) Familja e Suzanë Bednarit (e re në atë kohë) bekohet duke jetuar ligjin e së dhjetës.

Zherald Kosé

(49) Zherald Kosé dhe familja e tij e gjejnë më të lehtë të jetuarit në një qytet të ri, për shkak të pritjes së ngrohtë nga shenjtorët e ditëve të mëvonshme.

D. Tod Kristoferson

(29) Ena Deins bashkohet me një grup vullnetar dhe e ndihmon komunitetin e saj që të kapërcejë paragjykimin kundrejt shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.

Kuentin L. Kuk

(88) Kuentin L. Kuk dhe avokatë të tjerë në firmën e tij vendosin të krijojnë një mjedis pune miqësor ndaj familjes.

Eduard Dubi

(15) Nëna e të riut Eduard Dubi i thotë atij që të shohë përpara dhe jo pas, ndërsa ata punojnë së bashku në një fushë.

Timothi J. Daiks

(37) Kori ten Bum e fal një ish-ushtar nazist, i cili kishte qenë një nga rojat e saj në kampin e përqendrimit.

Henri B. Ajring

(58) I riu Henri B. Ajring bekohet ndërsa e shoqëron peshkopin e tij në vizita tek anëtarët në nevojë.

(69) Milldred dhe Henri Ajring bashkohen në vendimin e tyre për t’u kthyer në Juta, pranë familjes së saj.

Rendi D. Fank

(52) Pasi dëgjon një rrëfim për Jozef Smithin në një gjuhë që ajo nuk mund ta kuptojë, një kërkuese në Indi kërkon të pagëzohet.

Kevin S. Hamilton

(99) Një familje fillon të largohet nga Kisha me një vendim për të bërë një shëtitje të dielën në vend që të marrë pjesë në mbledhjen e sakramentit.

Xhefri R. Holland

(40) Një motër gjen qëllim si një nënë pasi dëmtohet rëndë në një aksident me aeroplan.

Riçard J. Meinis

(79) Stërgjyshi i Riçard J. Meinisit pëson një infarkt vdekjeprurës ndërsa po shërbente në mision.

Tomas S. Monson

(61) Një mësues shtëpie besnik mbushet me mirënjohje kur dikush, të cilin ai e kishte vizituar për vite, bashkohet me Kishën.

(85) Tomas S. Monsoni i jep një bekim priftërie një vëllai të moshuar, i cili nuk mund të shohë apo dëgjojë më.

S. Giford Nilsen

(33) Një president kunji ka një palë këpucë të grisura, të lyera me bronz, të një misionari të suksesshëm.

Adrián Oçoa

(102) Anëtarët e familjes gëzohen kur Adrián Oçoa i ri dhe dy kushërinj kthehen në shtëpi pas një stuhie të fortë.

Boni L. Oskarson

(76) Agnes Hogan nuk pranon ta lejojë të bijën e saj 16-vjeçare që të birësohet nga një familje jo shdm.

Bojd K. Paker

(26) Bojd K. Paker këshillohet që t’i nxisë anëtarët e një kunji të trazuar që të lexojnë shkrimet e shenjta.

L. Tom Peri

(46) Kur ishte djalosh, L. Tom Peri dhe fëmijë të tjerë të Fillores ngjiten te një vend i parapëlqyer në kanion, bashkë me mësuesen e tyre.

Linda S. Rivs

(118) Një grua që po shkon në pagëzim, ecën për dy milje (3 km) nëpër baltë për të shkuar në kishë.

Ulises Soaresh

(9) Moisi Malangu dhe të tjerë në Afrikën e Jugut, ulen jashtë kishës dhe i dëgjojnë shërbesat nëpërmjet një dritareje.

Karol M. Stivens

(12) Motra besnike në Honduras marrin bekime priftërie nga udhëheqësit e tyre në Kishë.

(115) Një djalosh 10-vjeçar mban besëlidhjen që të vajtojë me të tjerët, ndërsa ngushëllon stërgjyshen e tij të ve.

Diter F. Uhtdorf

(21) Një burrë sheh një ëndërr në të cilën një çift shenjtorësh të ditëve të mëvonshme i shpjegon mundësitë për shërbim në Kishë.

(55) Diter F. Uhtdorf rrëzohet ndërsa bën ski dhe ka vështirësi që të ngrihet derisa i nipi e ndihmon.

Arnulfo Valencuela

(35) Një motër pak aktive kthehet në kishë pasi ndien Frymën e Shenjtë ndërsa këndon një himn me mësueset e saj vizitore.

Terens M. Vinson

(104) Lutja e një anëtari besnik të Kishës në Papua të Guinesë së Re merr përgjigje kur shiu befas shuan një zjarr që kërcënon të korrat e fshatit.