2013
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Nëntor 2013


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta tregojnë atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të mbështesim Bojd Keneth Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë, si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson dhe Nil L. Andersen.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.

Propozohet që ne të mbështesim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që ne të lirojmë nga thirrja Pleqtë Xhon B. Dikson, Pol E. Kolliker dhe F. Majkëll Uatson, si anëtarë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve dhe t’i caktojmë si Autoritete të Përgjithshme nderi.

Propozohet gjithashtu që të lirojmë nga thirrja Plakun Kent D. Uatson si anëtar të Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve.

Ne gjithashtu përshëndesim dhe shprehim vlerësim për Pleqtë Sezar H. Huker dhe Kreig T. Rait, të cilët janë liruar nga shërbimi i tyre si Të Shtatëdhjetë Zonalë.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë atë.

Propozohet që të mbështesim personat që vijojnë si Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj: Hulio A. Angulo, Pitër F. Evans dhe Xhenadi N. Podvodov.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne të mbështesim Rendëll L. Rid si këshilltar të dytë në presidencën e përgjithshme të Të Rinjve.

Ata që janë dakord, mund ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë.

Faleminderit, vëllezër dhe motra, për votimin tuaj mbështetës dhe për besimin e lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin tonë.