2013
Derisa Prapë të Takohemi
Nëntor 2013


Derisa Prapë të Takohemi

Tregofshim mirësi të rritur kundrejt njëri-tjetrit dhe u gjendshim gjithmonë duke bërë punën e Zotit.

Vëllezër dhe motra të mia, zemra ime është plot ndërsa po i afrohemi fundit të kësaj konference të përgjithshme, të mrekullueshme të Kishës. Jemi ushqyer shpirtërisht ndërkohë që kemi dëgjuar këshillën dhe dëshmitë e atyre që kanë marrë pjesë në secilin sesion.

Jemi bekuar që të takohemi këtu, në Qendrën madhështore të Konferencave, në paqe dhe siguri. Kemi pasur një raportim të pashembullt të konferencës, duke mbërritur te njerëzit kudo përmes kontinenteve. Edhe pse jemi fizikisht larg nga shumë prej jush, ne e ndiejmë shpirtin tuaj.

Vëllezërve tanë që u liruan nga thirrjet në këtë konferencë, më lejoni t’iu shpreh mirënjohjen e përzemërt të të gjithë Kishës për vitet tuaja të shërbimit të përkushtuar. Të panumërt janë ata që janë bekuar nga kontributet tuaja për punën e Zotit.

I shpreh mirënjohje Korit të Tabernakullit dhe koreve të tjera që morën pjesë në këtë konferencë. Muzika ka qenë e mrekullueshme dhe e ka shtuar shumë Shpirtin që kemi ndier në secilin sesion.

Ju falënderoj për lutjet tuaja në emrin tim dhe në emrin e të gjithë Autoriteteve të Përgjithshme dhe drejtuesve të përgjithshëm të Kishës. Ne forcohemi prej tyre.

Bekimet e qiellit qofshin me ju. Shtëpitë tuaja u mbushshin me dashuri e mirësjellje dhe me Shpirtin e Zotit. I ushqefshi vazhdimisht dëshmitë tuaja të ungjillit, që ato të jenë një mbrojtje për ju kundër goditjeve të kundërshtarit.

Konferenca tani përfundoi. Ndërsa kthehemi në shtëpitë tona, e bëfshim këtë në mënyrë të sigurt. Shpirti që kemi ndier këtu, qoftë dhe banoftë me ne ndërsa kryejmë ato gjëra që na angazhojnë çdo ditë. Tregofshim mirësi të rritur kundrejt njëri-tjetrit dhe u gjendshim gjithmonë duke bërë punën e Zotit.

Vëllezërit e motrat e mia, Perëndia ju bekoftë. Paqja e Tij e premtuar qoftë me ju tani dhe gjithmonë. Ju jap lamtumirën derisa prapë të takohemi pas gjashtë muajsh. Në emrin e Shpëtimtarit tonë, madje Jezu Krishtit, Zotit, amen.