2015
Faqja Jonë
Tetor 2015


Faqja Jonë

Product Shot from October 2015 Liahona
Child's art depicting sister missionaries standing by a meetinghouse.

Motrat misionare, nga Abril S., 9 vjeçe, Meksikë

"Four boys from the same ward in Argentina were baptized on the same day. Their bishop (center) stands with them."  A missionary and other men are also in the group.

Katër djem nga e njëjta lagje në Argjentinë u pagëzuan në të njëjtën ditë. Peshkopi i tyre (në qendër) qëndron me ta.

Child's art depicting the Freiberg Germany Temple.

Vëllai im dhe një mik i familjes morën thirrjet e tyre për mision. Ne udhëtuam me makinë për tetë orë për në tempullin e Frajbergut në Gjermani, që ata të mund të merrnin dhurimet [indaumentet] e tyre në tempull.

Ne qëndruam për pesë ditë që familja ime të mund të bënte shumë punë në tempull. Ka një bujtinë për familjet në rrethinat e tempullit. Disa fëmijë të tjerë dhe unë e ndihmuam kopshtarin dhe ai na dha akullore. U zbavitëm shumë.

Mezi e pres vitin tjetër kur të jem 12 vjeçe dhe të jem në gjendje të bëj pagëzime në tempull.

Alicka S., 11 vjeçe, Sllovaki

photo of Nisha J

Të falënderoj Ty, Perëndi

Të falënderoj Ty, Perëndi për dritën,

se ajo ndriçon ditë e natë.

Të falënderoj Ty, Perëndi për pemët,

se ato duket se e lehtësojnë atë puhi të fortë.

Të falënderoj Ty, Perëndi për shumë më tepër nga sa mundem të përcaktoj,

por e di nga zemra se Ti e ke krijuar jetën që po jetoj.

Edhe pse mund të mos jetë aq e mirë kjo jeta ime.

për sa kohë jam gjallë, unë kam gëzime.

Nisha J., 10 vjeçe, Republika e Palaut