IdetëSa shpesh i themi ne fjalë mirëdashëse njëri-tjetrit?“Ne mund ta vëmë veten në provë duke bërë disa pyetje. … 1. Kur ishte hera e fundit që unë e lavdërova me sinqeritet shokun/shoqen tim/e, qoftë veçan ose në prani të fëmijëve tanë? 2. Kur ishte hera e fundit që e falënderova, i shpreha dashuri ose kërkova zellshëm me besim për të në lutje? 3. Kur ishte hera e fundit që e ndalova veten nga të thënit e diçkaje që e dija se mund të ishte lënduese? 4. Kur ishte hera e fundit që u shfajësova dhe kërkova falje me përulësi – pa shtuar fjalët ‘por vetëm sikur të kishe’ ose ‘por vetëm sikur të mos kishe’? 5. Kur ishte hera e fundit që zgjodha të jem e lumtur në vend që të kërkoja të kisha ‘të drejtë’?”Linda K. Barton, presidentja e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, “Ne do të Lartësohemi së Bashku”, Liahona, maj 2015, f. 29.