Ide për Mbrëmje Familjare
Ky numër përmban artikuj dhe veprimtari që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Në vijim janë dy shembuj.
“Kremtimi i Mbrëmjes Familjare”, faqe 26: Qoftë nëse nuk lini asnjë javë pa e mbajtur apo nëse kjo është përpjekja juaj e parë, merreni parasysh të mbani një mbrëmje të veçantë familjare në nderim të mbrëmjes familjare! Mund ta lexoni artikullin për të parë se si familjet rreth e qark botës i gëzohen kalimit të kohës me njëri-tjetrin ndërkohë që mësojnë ungjillin. Merrni parasysh të diskutoni se si do ta arrini synimin tuaj për mbajtjen e mbrëmjes familjare. Si mund t’ju nevojitet ta përshtatni atë për ta përputhur me nevojat e familjes? Ju mund të rizotoheni si familje për ta bërë këtë traditë 100-vjeçare një përparësi në vetë shtëpinë tuaj, pavarësisht nga situata juaj.
“Të Gjesh Ndihmë”, faqe 72: Merrni parasysh ta lexoni artikullin së bashku si familje dhe më pas të diskutoni pyetjet në vijim: 1) Me çfarë lloj pamjesh apo mjetesh informimi mund të kenë kontakt fëmijët? 2) Cilat prej tyre nuk do të ishin të mira që ne t’i shihnim apo ku të përqendroheshim? 3) Çfarë do të bënte secili njeri në një situatë ku ai sheh ose dëgjon diçka që e di se nuk duhet ta shohë apo dëgjojë? Diskutoni për strategjitë nga “O, Jo! Po Tani?” në faqen 74 nëse ju nevojitet ndihmë për idetë (largimi nga situata, bisedimi me prindërit, bërja e shërbimit etj.).