2015
Çfarë ju pëlqen më shumë rreth të qenit një anëtar i Kishës?
Tetor 2015


Këndi i Pyetjes

Çfarë ju pëlqen më shumë rreth të qenit një anëtar i Kishës?

Product Shot from October 2015 Liahona

Më pëlqen që gjatë sakramentit neve na jepet mundësia të marrim bukën dhe ujin në kujtim të Jezu Krishtit. Buka na kujton trupin e Tij dhe uji na kujton gjakun e Tij. Kur jemi duke e marrë sakramentin, ne mund t’i mbyllim sytë e të mendojmë për të gjitha gjërat që Jezusi bëri për ne.

Eva J., 9 vjeçe, Karolina e Veriut, SHBA

Më pëlqen të mësoj se familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë. (Reneeja)

Unë mund të kem miq, mund të lexoj shkrimet e shenjta çdo ditë dhe mund të mësoj ungjillin. (Ralfi)

Renee dhe Ralf E., 9 dhe 10 vjeç, Metro Manila, Filipinet

Më pëlqen shumë kur e ndiej Frymën e Shenjtë. Mund ta ndiej Frymën e Shenjtë shumë ndërkohë që dëgjoj biseda dhe mësime. E ndiej atë edhe kur i ndihmoj të tjerët.

Kejli C., 7 vjeçe, Virxhinia, SHBA

Gjëja ime e parapëlqyer është që ne mund të mësojmë e të luajmë njëkohësisht dhe ne mund të mësojmë më shumë rreth Jezu Krishtit. Më pëlqen të mësoj rreth Tij sepse Ai është Shpëtimtari im. (Liza)

Më pëlqen të mësoj rreth Jezusit dhe e di se Jezusi na do. (Lalo)

Liza dhe Lalo S., 8 dhe 6 vjeç, Kaliforni, SHBA

Më pëlqen shumë të shkoj në Fillore e të këndoj këngë.

Hejden H., 5 vjeç, Juta, SHBA

Më pëlqen të mësoj rreth Jezu Krishtit dhe më pëlqen të shkoj në Fillore e të zë shokë.

Katerina W., 7 vjeçe, Karolina e Veriut, SHBA

Më pëlqen shumë që arrij të zë shumë shokë të rinj dhe mund t’iu jap mësim rreth ungjillit, shokëve të mi që nuk janë anëtarë. Më jepet mundësia të dëgjoj konferencën e përgjithshme e të dëgjoj profetin dhe Apostujt tek flasin. Mbrëmja familjare është gjithashtu argëtuese sepse ndonjëherë ne dalim për akullore. E shijshme!

Savana H., 12 vjeçe, Uashington, SHBA