Rresht pas Rreshti
Zanafilla 1:26–27
Çfarë do të thotë të jesh krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë?
Shëmbëlltyra e Perëndisë
“Njohja e një fuqie më të epërme se vetja nuk ul në asnjë kuptim; përkundrazi, ajo ekzalton. Nëse thjesht do të kuptojmë që kemi qenë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, nuk do na duket e vështirë që t’i afrohemi Atij. … Kjo njohuri, e fituar nëpërmjet besimit, do të sjellë qetësi të brendshme dhe paqe të thellë.”
President Thomas S. Monson, “The Lighthouse of the Lord”, Ensign, nëntor 1990, f. 95–96.
Le të [fillojmë]
Ky formulim në shumës bën të tingëllojë sikur Perëndia po flet me dikë tjetër – sepse Ai është duke folur me të tjerë. Jozef Smithi na mësoi: “Në fillim, kreu i Perëndive thirri një këshill të Perëndive; dhe ata u mblodhën dhe hartuan [përgatitën] një plan për të krijuar botën dhe për ta populluar atë” (History of the Church, 6:308). Ky këshill përfshiu Zotin Jezu Krisht dhe të tjerë (shih Moisiu 2:26–27; Abraham 4:26–27).
Sipas pamjes sonë
“Perëndia Vetë ishte njëherë siç jemi ne tashti, dhe është një njeri i ekzaltuar dhe ulet i kurorëzuar në qiejt atje lart! Ky është sekreti i madh. Nëse veli do të grisej sot, dhe … nëse do ta shihnit Atë sot, do ta shihnit Atë me formën e një njeriu – si ju vetë, në gjithë personin, imazhin dhe vetë formën e një njeriu.”
Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 42.
“Njeriu është fëmijë i Perëndisë, i formuar sipas shëmbëlltyrës hyjnore dhe me dhurime cilësish hyjnore, dhe madje si bir i mitur i një ati dhe një nëne tokësore është në gjendje në kohën e duhur të bëhet burrë, në mënyrë që pasardhësi me prindër qiellorë i pazhvilluar është në gjendje, me anë të përvojës ndër epoka e pafundësi, për t’u zhvilluar në Perëndi.”
The First Presidency, “The Origin of Man”, Improvement Era, nëntor 1909, f. 81; Ensign, shkurt 2002, f. 30.
Zotërim
“Toka dhe të gjitha gjërat mbi të duhet të përdoren me përgjegjshmëri për të mbështetur familjen njerëzore. Megjithatë, të gjithë janë kujdestarë – jo pronarë – të kësaj toke dhe bujarisë së saj dhe do të jenë përgjegjës përpara Perëndisë për atë që bëjnë me krijimet e Tij.”
“Environmental Stewardship and Conservation”, mormonnewsroom.org; shih edhe Doktrina e Besëlidhjet 104:13–15.
Mashkulli dhe femra
“Të gjithë burrat e gratë kanë ngjashmëri me Atin dhe Nënën universale dhe janë me kuptimin e plotë të fjalës bij e bija të Hyjnisë.”
The First Presidency, “The Origin of Man”, Improvement Era, nëntor 1909, f. 78; Ensign, shkurt 2002, f. 29.
“Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme.”
“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Liahona, nëntor 2010, f. 129.