2016
Ndjekja e Profetëve dhe e Apostujve
Prill 2016


Ndjekja e Profetëve dhe e Apostujve

Pamja
following prophets and apostles

Perëndia i thërret profetët dhe apostujt që të na mësojnë atë që Perëndia dëshiron që ne të dimë. Në shkrimet e shenjta ne mund të lexojmë për profetë si Noeu, Nefi dhe Jozef Smithi dhe apostuj si Pjetri dhe Pali. Ne kemi profetë dhe apostuj sot!

Çfarë është një “profet, shikues dhe zbulues”?

Një profet flet për Perëndinë.

Një shikues mund të shoh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Një zbulues na zbulon (ose tregon) vullnetin e Perëndisë.

  • Anëtarët e Presidencës së Parë janë që të gjithë profetë, shikues dhe zbulues. Po ashtu edhe të gjithë Apostujt.

  • Vetëm Presidenti i Kishës ka autoritetin nga Perëndia për ta drejtuar të gjithë Kishën.

  • Sa profetë, shikues dhe zbulues të gjallë kemi ne gjithsej?

12 15 3 1

Përgjigjja: 15

Përse është e rëndësishme ta ndjekim profetin?

Profeti është si dikush që ruan nga një kullë (shih edhe faqen 38). Ai mund ta shohë rrezikun që po kanoset dhe na tregon se si të jemi të sigurt. Ai na ndihmon të ndjekim Jezu Krishtin.

Çfarë na ka kërkuar profeti ynë për të bërë?

Profeti ynë sot është Presidenti Tomas S. Monson. Ja tek janë disa gjëra që ai na ka kërkuar të bëjmë.

  • Ndiqe shembullin e Jezusit dhe duaje këdo.

  • Paguaje të dhjetën dhe dhuro për fondin e misionarëve.

  • Qëndroju larg filmave, TV-së dhe mjeteve të tjera argëtuese jo të mira.

  • Vendose një fotografi të tempullit në çdo dhomë gjumi.

  • Studioji bisedat e konferencave të përgjithshme.

  • Vizitoji të moshuarit dhe ji një fqinj i mirë.

Zgjidh një gjë nga lista që mund ta bësh këtë muaj. Çfarë do të bësh?

Shtyp në Letër