2016
Mësojuni Atyre të Lexojnë Librin e Mormonit
Prill 2016


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Mësojuni Atyre të Lexojnë Librin e Mormonit

Emilien Riouks, Kebek, Kanada

Gjatë shërbimit tonë në Misionin e Gjenevës në Zvicër, unë u thirra dhe u veçova për të qenë presidenti i degës dhe gruaja ime u thirr si presidentja e Shoqatës së Ndihmës. Së bashku, ne punuam me gjithë forcën tonë për ta rigjallëruar degën që po haste vështirësi. Megjithëse e organizuar në vitet 1960, dega nuk kishte parë asnjë pagëzim për shumë vite dhe nuk kishte dërguar asnjë misionar në fushën e misionit për 15 vjet.

Ishte e qartë se ne kishim nevojë për ndihmën e Zotit, me qëllim që të gjenim zgjidhje për vështirësitë e shumta që po haste dega. Pasi isha lutur për sfidat e degës, Shpirti i Zotit më tha: “Mësojuni anëtarëve të lexojnë Librin e Mormonit dhe ju do të jeni të suksesshëm”.

Menjëherë, ne bëmë plane për t’i zotuar të gjithë anëtarët të fillonin të lexonin Librin e Mormonit.

Pasuan rrjedhoja të jashtëzakonshme. Paqja dhe Shpirti u kthyen në degë. Familje të reja u bashkuan me Kishën. I nxitur nga dëshira e tij për të shërbyer, një i ri u nis për në mision. Disa martesa të trazuara u forcuan dhe familjet u afruan. Kjo degë vazhdon të përparojë edhe sot.

Ne dhe anëtarët e degës dëshmuam personalisht fuqinë mrekullibërëse të Librit të Mormonit. Ai është me të vërtetë gurthemeli i besimit tonë dhe i dëshmisë sonë për ungjillin dhe Jezu Krishtin. Ne e duam atë me gjithë zemrën tonë. Ai është një burim njohurie i pambarueshëm dhe i pandryshueshëm.

Kjo përvojë na mësoi se Libri i Mormonit është mjeti më i sigurt për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona të dalin nga hijet e errësirës shpirtërore që mbulojnë tokën. Ky libër sjell paqe, gëzim, lumturi dhe një dëshirë të fortë për ta ndjekur Shpëtimtarin, Jezu Krishtin.

Shtyp në Letër