2016
Bija të Atit Tonë të Përjetshëm
Prill 2016


Mesazhi i Vizitave Mësimore

Bija të Atit Tonë të Përjetshëm

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të thoni prej tij. Si do ta rritë besimin tuaj në Perëndi dhe si do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitave mësimore, të kuptuarit e dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

elderly woman

Shkrimet e shenjta na mësojnë se “ne jemi pasardhës[e] të Perëndisë” (Veprat e Apostujve 17:29). Perëndia i drejtohet Ema Smithit, bashkëshortes së Profetit Jozef Smith, si “bija ime” (DeB 25:1). Proklamata mbi familjen na mëson se ne secila jemi “një … bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë”1.

“Në … mbretëri[në para lindjes], ne mësuam rreth identitetit tonë të përjetshëm si femra”, tha Karol M. Stivens, këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

“Udhëtimi ynë në tokë nëpër vdekshmëri nuk i ndryshoi ato të vërteta.”2

“Ati juaj në Qiell i di emrat tuaj dhe i di rrethanat tuaja”, tha Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Ai i dëgjon lutjet tuaja. Ai i di shpresat dhe ëndrrat tuaja, përfshirë frikën dhe zhgënjimet tuaja.”3

“Secila prej nesh bën pjesë në një familje të Perëndisë dhe është e nevojshme në atë familje”, tha Motra Stivens. “Të gjitha familjet tokësore duken të ndryshme. Dhe ndërsa bëjmë gjithçka mundemi që të krijojmë familje të forta tradicionale, anëtarësia në familjen e Perëndisë nuk është nën varësinë e ndonjë lloji të gjendjes – gjendjes martesore, gjendjes prindërore, gjendjes financiare, gjendjes shoqërore apo madje të llojit të gjendjes që e publikojmë në mediat shoqërore.”4

Shkrime të Shenjta Shtesë

Jeremia 1:5; Romakëve 8:16; Doktrina e Besëlidhjet 76:23–24

Nga Historia Jonë

Në rrëfimin e tij të Vegimit të Parë5, Profeti Jozef Smith vërteton shumë të vërteta – duke përfshirë të vërtetën që Ati ynë Qiellor e di emrin tonë.

I riu Jozef u mundua për ta ditur se me cilën kishë të bashkohej dhe gjeti udhërrëfim te Jakobi [Bibël] 1:5. Jozefi vendosi se duhej t’i kërkonte Perëndisë.

Një mëngjes pranvere në vitin 1820, ai shkoi në pyll për t’u lutur por menjëherë u mbërthye nga një fuqi e errët. Për këtë ai shkroi:

“Në këtë çast paniku të madh, unë pashë një shtyllë drite tamam mbi kokën time, më e shkëlqyeshme se dielli, e cila zbriti gradualisht derisa ra mbi mua.

Sapo u shfaq ajo, unë e gjeta veten time të çliruar nga armiku që më mbante të mbërthyer. Kur drita pushoi mbi mua, unë pashë dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërcejnë të gjitha përshkrimet, duke qëndruar mbi mua në ajër. Një prej tyre më foli, duke më thirrur në emër dhe tha, duke treguar tjetrin – Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!” (Joseph Smith – Historia 1:16–17).

Shënime

  1. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Liahona, nëntor 2010, f. 129.

  2. Karol M. Stivens, “Familja Vjen nga Perëndia”, Liahona, maj 2015, f. 11.

  3. Jeffrey R. Holland, “To Young Women”, Liahona, nëntor 2005, f. 28.

  4. Karol M. Stivens, “Familja Vjen nga Perëndia”, f. 11.

  5. Shih Gospel Topics, “First Vision Accounts”, topics.lds.org.