2016
Ati Qiellor më Foli Nëpërmjet një Bisede të Konferencës
Prill 2016


Rinia

Ati Qiellor më Foli Nëpërmjet një Bisede të Konferencës

Autorja jeton në Serxhipi të Brazilit.

Kisha dyshime rreth asaj që duhet të studioja në universitet. Shumë njerëz nuk më folën mirë për degën që doja të merrja, ndaj iu luta Zotit për të kuptuar nëse Ai ishte dakord me vendimin tim.

Përgjigjja ime erdhi ditën pasuese ndërsa po lexoja një bisedë të konferencës së përgjithshme te Liahona. Ndjeva sikur Ati Qiellor po më thoshte se Ai nuk mund të zgjidhte për mua – ky ishte një vendim që do të duhej ta merrja vetë. E dija se pavarësisht nga ajo që zgjodha, do të duhej të punoja fort për të qenë e suksesshme.

E di se lutja ime mori përgjigje. Konfirmimi i Frymës së Shenjtë më ndihmoi që të merrja një vendim. Kam mësuar të bëj përpjekjet e mia më të mira dhe të di se Ati Qiellor do të më ndihmojë.