2020
Të Ndjekësh Pionierët
Korrik 2020


Nga Presidenca e Parë

Të Ndjekësh Pionierët

Përshtatur nga biseda “Të Ndjekësh Pionierët”, Ensign, nëntor 1997, f. 72–74.

Following the Pioneers

Dikur eca nëpër disa shtigje ku ecën pionierët e hershëm të Kishës në udhën e tyre drejt luginës së Solt‑Lejkut. U ndjeva shumë i përulur që eca atje ku ecën pionierët. Por nuk është aq e rëndësishme të ecësh atje ku ecën ata, sesa është e rëndësishme të jetosh siç jetuan ata.

Pionierët i hodhën hapat përpara me besim te një fe e re, një tokë e re dhe një mënyrë e re e bërjes së gjërave. Ata mirëbesuan te Perëndia. Edhe ne kemi nevojë për besim.

Ata bënë atë që udhëheqësit e tyre iu kërkuan të bënin. Edhe ne kemi nevojë të jemi të bindur.

Ata i përdorën talentet e tyre dhe punuan së bashku për të ngritur Sionin. Edhe ne kemi nevojë të jemi të bashkuar.

Ata nuk lanë askënd pas. Bënë ç’ishte e mundur që t’i përfshinin ata që po hasnin vështirësi përgjatë shtegut. Edhe ne kemi nevojë të jemi përfshirës.

Ne mund t’i nderojmë pionierët duke i ndjekur shembujt e tyre.

Unë Mund të Jem Pionier/e

I Can Be a Pioneer

Kushdo që drejton udhën për ta bërë jetën më të mirë për familjen e vet, është një pionier/e.

Gjeje udhën tënde përmes labirintit. Duke ecur nëpër këto udhë, ti mund të jesh një pionier/e kur …

  • Kur mësoj diçka të re.

  • Kur ndihmoj që të filloj një traditë të mirë.

  • Kur i jap mësim familjes sime rreth ungjillit.

  • Kur bëj gjëra që ta ndërtoj familjen time të përjetshme.