2020
Si e Forcojmë Besimin Tonë – Së Bashku
Korrik 2020


Si e Forcojmë Besimin Tonë – Së Bashku

smiling family

Në studimin tonë të Librit të Mormonit këtë muaj, ne mësojmë rreth Korihorit, i cili i bindi shumë anëtarë të Kishës se ishin mashtruar nga profetët, por më vonë e pranoi se ai vetë ishte mashtruar nga Satani dhe kishte mashtruar njerëz të tjerë. Mësojmë rreth zoramitëve, një popull i tërë që u shkëput nga Kisha. Dhe ne shohim Alma të Riun, i cili dikur kishte luftuar në mënyrë aktive kundër Kishës, tek kërkon t’i forcojë fëmijët e tij në moshë madhore kundrejt zgjedhjeve që do t’i largonin nga Zoti dhe Kisha e Tij.

Disa nga ne kanë pjesëtarë të familjes ose miq që zgjedhin të mos marrin më pjesë në Kishën e rivendosur të Zotit. Kjo mund të jetë e dhembshme për ata prej nesh që e ndiejnë besimin e tyre fort. Ne dëshirojmë të ndihmojmë, por shumë prej nesh pyetin veten si ta bëjnë.

Një botim reviste nuk mundet kurrsesi të trajtojë çdo arsye pse ftohet besimi apo të shpjegojë me saktësi se si të reagojmë nëse kjo ndodh. Rrugëtimi në besim i gjithsecilit është i ndryshëm. Por me këtë botim, ne shpresojmë të japim pak ndihmë, të tillë si:

  • Përvoja e një burri që kthehet në Kishë dhe ajo që ai kishte mësuar nga kjo (shih faqen 26).

  • Rëndësia e mirëpritjes së të gjithë njerëzve (shih faqen 40).

  • Sugjerime për prindërit mbi mënyrën se si t’i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me fëmijët në moshë madhore që kanë zgjedhur një shteg të ndryshëm (shih faqen 30).

  • Këndvështrime të dobishme mbi historinë e Kishës dhe mënyra se si ajo mund të na e forcojë besimin (shih faqen 12).

Ne shpresojmë që këta artikuj të sigurojnë një pikënisje që ju të kërkoni udhërrëfim hyjnor për rrethanat tuaja vetjake.

Sinqerisht,

Adam C. Olsoni

Redaktor Përgjegjës