2020
Si Mund t’u Bëjmë Ballë Mësimeve të Rreme?
Korrik 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Si Mund t’u Bëjmë Ballë Mësimeve të Rreme?

Alma 30–31

6–12 Korrik

How Can We Withstand False Teachings?

Korihori ishte një antikrisht i cili predikonte “kundër profecive që qenë treguar nga profetët, në lidhje me ardhjen e Krishtit” (Alma 30:6). Ai predikoi ide të tjera të gabuara dhe nxori “zemrat e shumë prej tyre nga udha e drejtë” (Alma 30:18).

Edhe pse kjo ndodhi më shumë se 2 000 vjet më parë, shumë njerëz sot predikojnë të njëjtat gjëra. Çfarë mund të bëjmë për ta forcuar veten kundër mësimeve të rreme në kohën tonë?

Ne Mund ta Fitojmë Vetë Dëshminë Vetjake

Korihori u mësoi njerëzve “se nuk do të kishte ndonjë Krisht” dhe “asnjë shlyerje” dhe ai e mohoi ekzistencën e Perëndisë (shih Alma 30:12, 17, 28).

Si mund ta dimë që Perëndia dhe Jezu Krishti jetojnë? Çfarë shkrimesh të shenjta dhe përvojash vetjake e kanë forcuar dëshminë tuaj rreth Tyre?

Ne Mund të Mbështetemi te Zbulesa

Korihori e mohoi shpirtin e profecisë dhe zbulesës. Ai u përpoq t’i bënte njerëzit të besonin se “asnjë njeri nuk mund të dijë ndonjë gjë që do të vijë” dhe “ju nuk mund të dini për gjërat që nuk i shihni” (Alma 30:13, 15).

Ne mund ta hedhim vështrimin te profetët dhe apostujt për ta marrë fjalën e Perëndisë për kohën tonë. Në ç’mënyrë ju ndihmon ndjekja e profetit kundër mësimeve të rreme?

Ne Mund të Kujtojmë se e Vërteta Është e Vërtetë

Korihori u tha njerëzve se nuk kishte asnjë mënyrë që ata të mund ta dinin se çfarë është e vërtetë (shih Alma 30:24), por Presidenti Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim: “Disa gjëra thjesht janë të vërteta. …

… E vërteta bazohet te ligjet që Perëndia ka krijuar. … Ligjet e përjetshme funksionojnë në jetën tonë dhe ndikojnë tek ajo, qoftë nëse u besojmë ose jo atyre” (“The Love and Laws of God” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 17 shtator 2019], speeches.byu.edu). Si mund t’i zbulojmë të vërtetat e Perëndisë dhe si e bekojnë ato jetën tonë?