2020
Përse Alma e Tregon Historinë e Moisiut dhe Gjarprit prej Bronzi?
Korrik 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Përse Alma e Tregon Historinë e Moisiut dhe Gjarprit prej Bronzi?

Alma 32–35

13–19 Korrik

Why Does Alma Share the Story of Moses and the Brass Serpent?

Pasi Alma e krahason fjalën e Perëndisë me një farë (shih Alma 32:28–43), njerëzit e pyetën atë se si ta mbillnin farën. Alma përdori rrëfimin e Moisiut dhe gjarprit prej bronzi nga Numrat, kapitulli 21 si një shembull të veprimit me besim (shih Alma 33:19–23).

Një Simbol i Krishtit

Një simbol është diçka që përfaqëson ose na kumton një objekt ose person. Kur izraelitët u pickuan nga gjarpërinj helmues, Moisiu ngriti lart gjarprin prej bronzi, i cili u bë një simbol i Krishtit. Të gjithë ata që vepruan me besim dhe e shikuan atë, u shëruan, ashtu si do të shërohen shpirtërisht të gjithë ata që veprojnë me besim në Jezu Krisht.

Disa Njerëz i Ngurtësuan Zemrat

Edhe pse nevojitet thjesht të shikonin, disa njerëz i ngurtësuan zemrat dhe nuk pranuan, dhe vdiqën si rrjedhojë e pickimit. Përse nuk shikuan ata? (Shih Alma 33:20.) Çfarë mund të na mësojë kjo për besimin dhe mosbesimin?

A Do të Shëroheni?

Nëse do të mund të shëroheshit duke bërë diçka aq të thjeshtë sa të parit, a nuk do ta bënit? Alma e shtron këtë pyetje dhe na fton të shikojmë te Shpëtimtari duke besuar tek Ai (shih Alma 33:21–22).