2020
Si e Kthen Pendimi Trishtimin në Gëzim?
Korrik 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Si e Kthen Pendimi Trishtimin në Gëzim?

Alma 36–38

20–26 Korrik

How Does Repentance Turn Sorrow to Joy?

Alma ia tregoi përvojën e tij të kthimit në besim birit të tij Helamanit. Alma i tregoi atij se si ai u “tortur[ua] nga një mundim i përjetshëm” për shkak të të “gjitha mëkate[ve] dhe paudhësi[ve] [të tij]” (Alma 36:12–13). Si ndiheni kur përjetoni faj prej mëkatit?

I Lindur nga Perëndia

Pas tri ditësh mundimi të brendshëm, Almës i erdhi një mendim që ia lehtësoi mundimin që kishte ndier (shih Alma 36:19). Ai dëshmoi se kishte “lindur nga Perëndia” (Alma 36:23). Çfarë mendimi e çoi tek “të qenit i lindur nga Perëndia”? (Shih vargun 18.)

Gëzim pas Trishtimit të Madh

Alma përjetoi trishtim të madh për shkak të mëkateve të tij, por kur ai u kujtua dhe i thirri Jezu Krishtit, trishtimi i tij u zëvendësua me gëzimin e ëmbël dhe të mrekullueshëm të faljes (shih Alma 36:20).

Mirëbesoni te Perëndia

Duke kujtuar Shlyerjen e Jezu Krishtit, Alma mësoi të mirëbesonte te Perëndia dhe e dinte se do të ngrihej në ditën e fundit (shih Alma 36:3). Si ju ka sjellë gëzim kujtimi dhe mbështetja te Shlyerja e Shpëtimtarit?