2020
Sa Rëndësi Ka një Emër?
Korrik 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Sa Rëndësi Ka një Emër?

Alma 23–29

29 Qershor – 5 Korrik

What Is the Importance of a Name?

Pas kthimit të tyre në besim, lamanitët besnikë donin një emër të ri për t’u dalluar nga lamanitët e tjerë dhe për të simbolizuar kthimin e tyre në besim te Jezu Krishti. Ata e quajtën veten anti–nefi–lehitë (shih Alma 23:16–17). Ne e dallojmë veten sot duke marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit.

Një Simbol i Kthimit Tonë në Besim

Në pagëzim, ne besëlidhim që të marrim mbi vete emrin e Krishtit. Çdo herë që e marrim sakramentin, ne e ripërtërijmë atë besëlidhje. Çfarë besëlidhim të kujtojmë dhe të bëjmë teksa e marrim mbi vete emrin e Tij? (Shih Mosia 18:8–9; Doktrina e Besëlidhje 20:77.)

Një Dëshmitar i Krishtit

Apostujt janë “dëshmitarët e veçantë të emrit të Krishtit në gjithë botën” (Doktrina e Besëlidhje 107:23). Edhe ne mund të jemi dëshmitarë të Krishtit. Si mund të jeni të bashkuar me profetin dhe apostujt dhe të jeni një dëshmitar i emrit të Krishtit te njerëzit rreth jush?

Një Burim Fuqie

Kohët e fundit, Presidenti Rasëll M. Nelson na u lut që ta quajmë Kishën me emrin e saj të saktë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai premtoi se fuqia do të derdhet mbi shenjtorët teksa e bëjmë këtë (shih “Emri i Saktë i Kishës”, Liahona, nëntor 2018, f. 89). Cilat janë disa gjëra që mund t’i bëni për ta përdorur më mirë emrin e saktë të Kishës dhe për t’i ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë?