2023
Shtëpia e Hapur për Tempullin
Maj 2023


“Shtëpia e Hapur për Tempullin”, Miku, maj 2023, f. 16–17.

Shtëpia e Hapur për Tempullin

Zvetani qe i emocionuar që po hynte brenda në tempull!

Kjo ngjarje ndodhi në SHBA.

Familje duke ecur nëpër tempull

Zvetani ndihej i emocionuar. Familja e tij po shpërngulej nga Argjentina për në Shtetet e Bashkuara. Dhe tani ishte më në fund koha për të hipur në aeroplanin e madh!

Zvetani pa jashtë dritares ndërsa aeroplani u nis. Ai vrau mendjen se ç’pamje do të kishte shtëpia e tij e re. Gjithçka do të ishte e ndryshme. Një shtëpi e re. Një dhomë gjumi e re. Një lagje e re banimi. Dhe shokë të rinj për të njohur! Zvetani qe i emocionuar.

Zvetani e dinte gjithashtu se shtëpia e tij e re qe afër një tempulli që sapo ishte ndërtuar. Në Argjentinë, tempulli ishte shumë larg. Ai e kishte parë atë vetëm në fotografi.

Zvetani u kthye nga mami. “A mendon se do të mund ta shohim tempullin nga qielli?”

Mami buzëqeshi. “Nuk mendoj se do ta shohim. Por do ta shohim atë shpejt.”

Zvetani ia ktheu buzëqeshjen. Mami dhe Papi thanë se tempulli nuk ishte hapur ende. Por shpejt do të bëhej një shtëpi e hapur. Kjo nënkuptonte se njerëzit mund të hynin brenda për ta parë përpara se të përkushtohej. Dhe familja e Zvetanit do të shkonte në shtëpinë e hapur! Ai mezi po priste ta shihte tempullin në jetën reale.

Disa orë më vonë, Zvetani dhe familja e tij mbërritën në shtëpinë e re. Kishte ende shumë për t’u bërë. Zvetani ndihmoi për t’i nxjerrë gjërat nga kutia dhe për ta bërë shtëpinë e tyre të dukej mirë.

Ditën përpara shtëpisë së hapur, ata u ulën në dhomën e ndenjjes për të biseduar.

“Tempulli është shtëpia e Zotit”, – tha mami. “Kur jemi brenda tij, duhet të tregojmë nderim. A e di se ç’do të thotë kjo?”

“Të flasim me zë të ulët që të mund ta dëgjojmë më mirë Frymën e Shenjtë?” – pyeti Zvetani.

“Saktë”, – tha mami. “Ne mund të mësojmë shumë kur jemi në tempull.”

Zvetani pohoi me kokë. Ai donte të tregonte nderim që të mund ta ndiente Frymën e Shenjtë në tempull.

Mëngjesin tjetër, Zvetani u ngrit herët nga shtrati. Ai veshi veshjet e së dielës. Shpejt erdhi koha për t’u nisur.

Familja e Zvetanit arriti në tempull. Njerëzit i ndihmuan të vendosnin mbështjellëset plastike mbi këpucë.

Vullnetare që vendos qese plastike mbi këpucët e djalit

“Pse m’i vunë këto qeskat mbi këpucë, mami?” – pyeti Zvetani.

“Sepse brenda tempullit gjithçka është e re dhe e pastër. Duam të kujdesemi për to.”

Një grua u uroi mirëseardhjen. Ajo lexoi fjalët mbi derën e tempullit: “Shenjtëri Zotit – Shtëpia e Zotit”.

grua duke qëndruar përpara tempullit

Zvetani e kapi mamin për dore. Ata u futën brenda. Gjithçka ishte aq e bukur! Ndoshta këtë pamje kishte parajsa.

“Shiko!” – pëshpëriti Zvetani. Ai tregoi me gisht një pikturë. “Është Jezusi atje!”

Kur mbaruan, Zvetani ndihej i lumtur. Ai ishte mirënjohës që mundi të hynte brenda në tempull. Ai dëshironte të hynte brenda sërish kur të ishte më i madh.

historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Mark Robison