2023
Ndjekja e Jezusit në Kepin e Gjelbër
Maj 2023


“Ndjekja e Jezusit në Kepin e Gjelbër”, Miku, maj 2023, f. 20–21.

Ndjekja e Jezusit në Kepin e Gjelbër

Njihu me Raisën!

Rreth Raisës

Fotografi e një vajze të buzëqeshur

Mosha: 11 vjeçe

Nga: Ishulli i Santiagos, Kepi i Gjelbër

Gjuha: Portugalisht

Synimet dhe ëndrrat: Të martohet në tempull dhe të ketë një familje të vetën

Familja: Raisa, mami, babi dhe dy motrat më të mëdha

Si e Ndjek Raisa Jezusin

vajzë përpara tempullit

Kur ishte pesë vjeçe, Raisa dhe familja e saj po kërkonin një kishë ku të shkonin. Herën e parë që shkuan në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ndien sikur i përkisnin asaj kishe. Raisës i pëlqeu Fillorja. Familja e saj u pagëzua. Raisës i pëlqente kur bënin një mbrëmje të shtëpisë çdo javë.

Kur Raisa ishte gjashtë vjeç, ajo dhe familja e saj u vulosën në Tempullin e Resifes në Brazil.

Kohët e fundit, Raisa shkoi në shtëpinë e hapur për Tempullin e Prajës në Kepin e Gjelbër. “Bëra gjëra të rëndësishme për t’u bërë gati për të shkuar në tempull, si lutja, vajtja në kishë, studimi i shkrimeve të shenjta dhe të mësuarit e ungjillit”, – thotë ajo.

Pasi tempulli u përkushtua, ajo pati mundësi të bënte pagëzime për paraardhësit e saj të cilët vdiqën pa e njohur ungjillin. “Tempulli është i bukur”, – thotë ajo.

Gjërat e Parapëlqyera të Raisës

Një ndërtesë e kishës, rrush, lulet vjollcë, makina llogaritëse dhe simbolet matematikore

Vendi: Ndërtesa e kishës

Shkrimi i shenjtë: 1 Nefi 3:7

Fruta ose perime: Rrushi

Ngjyra: Vjollcë

Lënda në shkollë: Matematika

historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Melissa Manwill