2023
Zbavitje duke Palosur
Maj 2023


“Zbavitje duke Palosur”, Miku, maj 2023, f. 32–33.

Gjëra Argëtuese

Zbavitje duke Palosur

historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Nicole Walkenhorst

Libërshenjues Origami

  1. Palose një copë letre katrore në gjysmë, në diagonale, që të bësh një trekëndësh.

  2. Palosi të dyja anët e trekëndëshit në drejtim të qendrës për të bërë një katror. Më pas hapi ato.

  3. Kape shtresën e sipërme të letrës nga maja e trekëndëshit dhe palose për poshtë deri në fund.

  4. Futi cepat e djathtë dhe të majtë të trekëndëshit brenda në xhep.

  5. Tani mund të lexosh me libërshenjuesin tënd të ri.

Dhelpër Origami

  1. Palose një copë letre katrore në gjysmë, në diagonale, që të bësh një trekëndësh.

  2. Palose anën e djathtë dhe të majtë të trekëndëshit në drejtim të qendrës për të bërë një katror.

  3. Ktheje katrorin nga ana tjetër. Palose në gjysmë përgjatë vijës qendrore për të bërë një trekëndësh.

  4. Gjej kulmin e katrorit që ka tri pjesë të palosura. Palose këtë kulm për lart në vijë të pjerrët dhe më pas hapi pjesët e palosura.

  5. Hape pjesën e palosur qendrore dhe palose majën për të bërë fytyrën.

  6. Merre majën tjetër të trekëndëshit të madh dhe palose për poshtë për të bërë bishtin.

Peshk Origami

  1. Palose një copë letre katrore në gjysmë, në diagonale, që të bësh një trekëndësh, më pas hape. Bëj të njëjtën gjë me anën tjetër.

  2. Palose letrën në gjysmë për të bërë një drejtkëndor, më pas hape.

  3. Ktheje letrën nga ana tjetër. Shtrëngoje palosjen te secili cep diagonal i majave. Bashkoji dy cepat e djathtë derisa majat të jenë në një vijë. Bëj të njëjtën gjë nga ana e majtë. Duhet të të dalë një formë trekëndore.

  4. Palose njërën pjesë të palosur në drejtim të qendrës. Palose pjesën tjetër të palosur mbi të parën. Kjo do të formojë pendët.

  5. Tani ktheje peshkun tënd nga ana tjetër dhe vizato një sy.