Një Mesazh Konference nga Profeti
Ji Paqebërës
Përshtatur nga biseda “Kërkohen Paqebërës”, Liahona, maj 2023.
Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne duhet të jemi shembuj të mënyrës se si ndërveprojmë me të tjerët. Një nga mënyrat më të thjeshta për ta dalluar një pasues të vërtetë të Jezu Krishtit, është se sa me dhembshuri ai person i trajton njerëzit e tjerë.
Shpëtimtari e bëri këtë gjë të qartë. “Të bekuar janë të gjithë paqebërësit”, – tha Ai (Mateu 5:9; shih edhe te 3 Nefi 12:9). Dishepujt e Tij të vërtetë ndërtojnë, lartësojnë, nxitin dhe frymëzojnë, pavarësisht se sa e vështirë është situata. Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit janë paqebërës.
Mënyra se si e trajtojmë njëri‑tjetrin, vërtet ka rëndësi! Mënyra se si u flasim të tjerëve dhe flasim për të tjerët në shtëpi, në kishë dhe në internet, vërtet ka rëndësi. Ne mund ta ndryshojmë botën me një person dhe një ndërveprim, një e nga një.
Ndryshimet janë pjesë e jetës. Le të tregojmë se ka një mënyrë plot respekt për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet. Lutuni që të keni guximin dhe urtësinë për të thënë e bërë atë që do të thoshte e bënte Shpëtimtari.
Unë ju nxit të zgjidhni që të jeni paqebërës, sot e përgjithmonë.
Ne Mund ta Ndryshojmë Botën
Presidenti Nelson tha se ajo që bëjmë dhe themi, ka vërtet rëndësi! Në hapësirat më poshtë, shkruaj se çfarë mund të thuash për të ndihmuar të sillet paqja.
Çfarë mund t’i thuash dikujt që është i/e trishtuar?
Çfarë mund të thuash kur dikush të merr gjërat?
Çfarë mund të thuash kur dikush është i/e pasjellshëm/me me ty?