2023
Eja, Më Ndiq Veprimtaritë
Maj 2023


Eja, Më Ndiq Veprimtaritë”, Miku, maj 2023, f. 10–11.

Eja, Më Ndiq Veprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë, studimin e shkrimeve të shenjta ose thjesht për argëtim.

Shfaqja e Mirënjohjes

Zinxhir prej letre

Ilustrimet nga Katy Dockrill

Për kapitujt te Lluka 12–17; Gjoni 11

Historia: Lexoje historinë “Një Burrë Falënderues” në faqen 46. Si mund të tregosh mirënjohje?

Kënga: “Thanks to Our Father” (Children’s Songbook, f. 20)

Veprimtaria: Prit 10 shirita letre. Në secilin shirit, shkruaj një gjë për të cilën je mirënjohës/e. Lidhi shiritat njëri me tjetrin dhe ngjiti cepat bashkë me zamkë ose shirit ngjitës për të bërë një zinxhir. Vare zinxhirin tënd të mirënjohjes diku ku do ta shohësh shpesh.

Superheroi i Shërbimit

Djalë me një kostum superheroi në krah të një gruaje të moshuar me bastun

Për kapitujt te Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18

Historia: Jezu Krishti dha mësim se ne duhet t’i ndihmojmë njerëzit në nevojë (shih te Marku 10:17–22). Lexo artikullin “Kukuvajka dhe Orka” në faqen 8 për të mësuar se si e ndoqi Jezusin një djalë me emrin Diter.

Kënga: “Mbaj Urdhërimet” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 68–69)

Veprimtaria: Shko te faqja 12 dhe bëhu një superhero shërbimi!

Pema e Të Dëgjuarit

Fëmijë duke vijëzuar gjurmën e dorës së vet në letër

Për kapitujt te Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12

Historia: Zakeu dëshironte ta shihte Jezusin, por një turmë e madhe ia pengoi pamjen. Zakeu u ngjit në pemë në mënyrë që ai të mund ta shihte dhe dëgjonte Jezusin më mirë. (Shih te Lluka 19:2–8.)

Kënga: “If I Listen with My Heart” [“Nëse me Zemër Dëgjoj”] (Muzikë për Fëmijë, ChurchofJesusChrist.org)

Veprimtaria: Bëj një pemë nga forma e dorës! Në një copë letër, vijëzo dorën dhe krahun tënd. Krahu yt do të jetë trungu dhe gishtërinjtë e tu do të jenë degët. Rreth secilës degë, shkruaj ose vizato mënyra se si mund ta dëgjosh Jezusin.

Një Misionar/e Tani

Katër njerëz të ulur në rreth me këmbët të shtrira përpara

Për kapitujt te Joseph Smith – Mateu 1; Mateu 24–25; Marku 12–13; Lluka 21

Historia: Jezu Krishti tha se përpara se Ai të vijë sërish, ungjilli do t’i predikohet të gjithë botës (shih te Joseph Smith – Mateu 1:31). Ne mund të ndihmojmë të bëhen gjërat gati për Ardhjen e Dytë duke ua shpërndarë ungjillin të tjerëve.

Kënga: “Shpresoj të më Th’rrasin në Mision” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 91)

Veprimtari: Bëj etiketën tënde të misionarit/es! Shkruaje emrin tënd në një copë letër dhe prite. Nga prapa, shkruaj një gjë që mund të bësh për ta shpërndarë ungjillin tani. Mbërtheje ose ngjite etiketën te këmisha/bluza jote.

Këmbë Shërbyese

Për kapitujt te Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13

Historia: Jezu Krishti u lau këmbët apostujve të Tij (shih te Gjoni 13:4–16). Ai i donte dhe dëshironte t’u shërbente atyre. Jezusi u tha atyre ta ndiqnin shembullin e Tij dhe t’i shërbenin njëri‑tjetrit.

Kënga: “‘Jep’, Tha o Rrëkeza” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 116)

Veprimtaria: Luaj këtë lojë shërbimi. Të gjithë ulen me këmbët shtrirë përpara në një rreth. Një lojtar zgjedh një numër. Duke nisur nga vetë këmbët e veta, lojtari i drejtohet secilës këmbë në rreth dhe numëron mbrapsht nga ai numër derisa të arrijë te numri “një”. Këmba tek e cila thuhet numri “një”, del nga loja. Më pas ai lojtar zgjedh një numër dhe numëron mbrapsht. Personi i fundit me një këmbë në rreth, zgjedh një veprimtari shërbimi që ta bëjë grupi.