“Jezusi Dha Mësim në Tempull”, Miku, maj 2023, f. 24–25.
Historitë e Jezusit
Jezusi Dha Mësim në Tempull
Hiqe këtë faqe dhe palose në gjysmë. Pastaj mbaje figurën lart ndërkohë që tregon historinë.
Kur Jezu Krishti ishte 12 vjeç, Ai shkoi me Marinë dhe Jozefin në Jerusalem.
Rrugës për në shtëpi, Maria dhe Jozefi e kuptuan se Jezusi nuk ishte me ta. Ata u kthyen me ngut në Jerusalem për ta gjetur.
Maria dhe Jozefi kërkuan pa reshtur. Më në fund, ata e gjetën Jezusin në tempull. Ai po u jepte mësim njerëzve dhe po u përgjigjej pyetjeve të tyre. Të gjithë u mahnitën nga fakti se sa shumë dinte Ai rreth ungjillit. Jezusi po bënte punën e Atit Qiellor ndonëse ishte i vogël.
Ne mund të ndihmojmë në punën e Atit Qiellor gjithashtu. Ne mund të shpërndajmë ungjillin. Mund të mësojmë rreth tempullit. Këto gjëra do të na ndihmojnë të mësojmë dhe të rritemi siç bëri Jezusi.