“Përgjigje rreth Tempullit”, Miku, maj 2023, f. 38–39.
Përgjigje rreth Tempullit
Si është brenda tempullit?
Tempulli është shtëpia e Zotit. Ai është i pastër dhe i bukur nga brenda. Gjithkush vishet në të bardha dhe përpiqet të tregojë nderim. Ai është një vend i paqtë për ta adhuruar Perëndinë, për të mësuar dhe për ta ndier dashurinë e Shpëtimtarit nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
Çfarë bëjnë njerëzit brenda në tempull?
Në tempull, ne mësojmë rreth planit të Perëndisë dhe bëjmë besëlidhje me Të. Ne e bëjmë këtë duke marrë pjesë në ordinanca të tilla si pagëzimet, konfirmimet dhe vulosjet me familjet tona.
Si do të vishem kur të shkoj në tempull?
Duhet të veshësh rrobat e tua më të mira për në tempull. Pasi të futesh brenda, do të ndërrohesh e do të veshësh veshje të veçanta për të bërë ordinancat. Për pagëzimet, punonjësit e tempullit do të të japin të veshësh një kominoshe të bardhë.
Çfarë është një rekomandim tempulli?
Një rekomandim tempulli është një fletë e vogël letre që të lejon të hysh në tempull. Mund ta marrësh një të tillë nga një anëtar i peshkopatës ose i presidencës së degës sate. Ai do të të pyesë a i mban urdhërimet dhe a ke një dëshmi. Nëse je i denjë dhe gati për të hyrë në tempull, ai do të të japë një rekomandim tempulli.
Çfarë do të thotë të bësh pagëzime për të vdekurit?
Në tempull mund të pagëzohesh për njerëz që kanë vdekur pa u pagëzuar. Do të vishesh në të bardha dhe do të zhytesh (futesh tërësisht) në ujë.