“Shënimet e Konferencës”, Miku, maj 2023, f. 5.
Shënimet e Konferencës
Ne Besojmë te Krishti
Presidenti Ouks tha se ne besojmë te Jezu Krishti. Ai lexoi shumë shkrime të shenjta për atë që tha Jezusi gjatë jetës së Tij dhe kur vizitoi nefitët. Ne duhet t’i studiojmë fjalët e Jezusit që të na udhërrëfejnë në jetë.
Kjo më mëson:
Përsëri me Jezusin
Plaku Stivenson tregoi për dy vajza, tetoja e të cilave kishte vdekur. Bashkëshortja e Plakut Stivenson, Lesa, i pyeti se si po ndiheshin. Ato ishin të trishtuara, por i dhanë asaj dëshminë e tyre. Ato e dinin se tetoja e tyre ishte e lumtur dhe mund të ishte me Jezusin. Besimi te Jezu Krishti dhe jeta e përjetshme na ngushëllojnë.
Kjo më mëson:
Dëshmi në një Autobus
Plaku Korbit foli për një grua me të cilën bisedoi gjatë një udhëtimi me autobus. Ajo e pyeti se përse ai besonte te Jezu Krishti. Ai nuk ishte i sigurt se çfarë të thoshte. Më pas vendosi të përqendrohej tek ajo që kishte më shumë rëndësi. Ai i tha asaj se ne kemi nevojë për Jezusin që të na ndihmojë të kthehemi tek Ati Qiellor. Edhe ne mund ta japim dëshminë tonë.
Kjo më mëson:
Mbartja e Gurëve
Motra Xhonson tregoi se si mbajtja e gjërave të vështira në jetë është si të mbash një çantë shpine të mbushur me gurë. Ne mbartim gurë për shkak të mëkateve tona, dashakeqësisë së të tjerëve dhe sfidave të jetës. Jezu Krishti ndihmon për t’i zbrazur çantat tona të shpinës nëse drejtohemi tek Ai. Edhe ne mund të ndihmojmë për t’i lehtësuar çantat e shpinës së të tjerëve duke u kujdesur për ta siç do të kujdesej Jezusi.
Kjo më mëson: