“Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit”, Miku, maj 2023, f. 49.
Dhiata e Re
Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit
Për kapitujt te Lluka 12–17; Gjoni 11
Luajeni këtë lojë gjetjesh me të vegjlit tuaj! Zgjidhni diçka për të cilën jeni mirënjohës, por mos e thoni ende se çfarë është. Renditni arsye pse jeni mirënjohës për atë person ose gjë derisa fëmija ta gjejë saktë. Më pas është radha e tyre!
Për kapitujt te Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18
Tregojuni të vegjëlve tuaj një fotografi të tempullit. Shpjegoni se Ati Qiellor dëshiron që ne të vulosemi në tempuj në mënyrë që familjet tona të mund të jenë bashkë përgjithmonë. Këndoni këngën “Familjet Mund t’Jen’ Bashk’ Përgjithmon” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 98).
Për kapitujt te Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12
Vizitojeni tempullin më të afërt me të vegjlit tuaj ose tregojuni atyre fotografi nga interneti. Jepni një dëshmi të thjeshtë për mënyrën se si ndiheni rreth tempullit. Nëse keni mundësi të ecni në rrethinat e tempullit, ndihmojini fëmijët ta dallojnë ndjesinë e këndshme e paqësore atje.
Për kapitujt te Joseph Smith – Mateu 1; Mateu 24–25; Marku 12–13; Lluka 21
Ndihmojini të vegjlit tuaj të thonë: “Jezusi dëshiron që unë t’u shërbej të tjerëve”. Së bashku, mendoni për dikë që mund ta ndihmoni. Pasi ta keni ndihmuar atë person, pyeteni se si e bëri të ndihet fakti që e ndihmuan.