2023
Mrekullia e Himenës në Tempull
Maj 2023


“Mrekullia e Himenës në Tempull”, Miku, maj 2023, f. 36–37.

Mrekullia e Himenës në Tempull

Himena kishte ankth. Por ajo e dinte se Zoti do ta ndihmonte.

Kjo ngjarje ndodhi në Guatemalë.

Vajzë në makinë me nënën dhe babanë e saj

Himena u fut në makinë dhe shtrëngoi rripin e sigurimit. Ajo dhe prindërit e saj ishin rrugës për në tempull. Kjo do të ishte hera e parë që ajo do të bënte pagëzime në tempull. Papi do ta pagëzonte atë për disa nga paraardhëset e tyre. Himena mezi po priste!

Por pastaj Himena mendoi për diçka që e bëri të ndiente panik brenda vetes. “Papi”, – tha ajo “po pompa ime?”

Himena kishte diabet të tipit 1. Për të qëndruar e shëndetshme, ajo gjithmonë mbante një pajisje të quajtur pompa e insulinës për ta ndihmuar të kontrollonte nivelin e sheqerit në gjakun e saj. Nëse kalonte shumë kohë pa e mbajtur atë, ajo ndihej keq.

“A do të më lejojnë ta mbaj brenda në tempull?”, – pyeti Himena. Zemra po i rrihte fort. “Po kur të futem në ujë?”

“Do të shkojë mirë”, – i tha Papi. “Mund ta mbash pompën derisa të futesh në ujë. Pastaj Mamá‑ja mund të të ndihmojë ta vendosësh përsëri sapo të dalësh nga uji.”

Mamá‑ja pohoi me kokë. “Dhe nëse fillon të ndihesh keq ndërkohë që po bën pagëzime, thjesht thuaji Papi‑t dhe mund të ndalosh.” Mamá‑ja ia shtrëngoi dorën fort. “Ne do të jemi me ty gjatë gjithë kohës.”

“Në rregull!”, – tha Himena. Ajo prapë kishte ankth. Por Mamá‑ja dhe Papi e ndihmuan të ndihej pak më mirë.

Familje jashtë tempullit

Kur mbërritën, Himena e kapi Mamá‑në dhe Papi‑n për dore ndërsa ecnin drejt dyerve të tempullit. Sapo hyri brenda, Himena pati një ndjesi të ngrohtë dhe ngushëlluese. Ajo e dinte se Fryma e Shenjtë po i thoshte që Ati Qiellor do ta ndihmonte, ndonëse kishte ankth. Gjithçka do të shkonte mirë, siç tha Papi.

Himena u ndërrua në veshjet e bardha. Pastaj Mamá‑ja e ndihmoi Himenën të hiqte pompën. “Do ta heqësh vetëm për pak minuta”, – i tha Mamá‑ja. Ajo i dha Himenës një përqafim.

Pompë insuline

Himena hyri në ujë. Papi po e priste. Ai i zgjati dorën dhe e ndihmoi të zbriste shkallët.

Papi bëri lutjen e pagëzimit dhe e zhyti Himenën në ujë. Kur doli nga uji, Himena buzëqeshi. Më pas ata bënë edhe disa pagëzime të tjera.

“A ndihesh mirë?”, – i pëshpëriti Papi në vesh.

“Po!”, – tha Himena.

Papi e pagëzoi edhe për disa njerëz të tjerë. “A mund të bësh të tjera?” – e pyeti ai sërish.

Vajza dhe babai në vaskën e pagëzimit të tempullit

“Po!”, – tha Himena.

Pas pagëzimit të fundit, Mamá‑jai e ndihmoi Himenën të vendoste pompën dhe i kontrolloi sheqerin në gjak. Mamá‑ja buzëqeshi. Niveli i sheqerit ishte normal! Ishte sikur Himena të mos e kishte hequr fare pompën.

Më pas ata shkuan në një dhomë më të vogël. Papi i vuri duart e tij mbi kokën e Himenës. Ai e konfirmoi atë si anëtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për njerëzit e vdekur për të cilët qe pagëzuar ajo. Tani paraardhëset e saj mund të zgjidhnin t’i bashkoheshin Kishës së Jezu Krishtit!

Në mbrëmjen e shtëpisë javën e ardhshme, Himena dhe prindërit e saj biseduan rreth udhëtimit të tyre në tempull. “Tempulli është shtëpia e Zotit”, – tha Papi. “Kur shkojmë atje, mund të na ndodhin mrekulli në jetën tonë.”

“Çfarë lloj mrekullish?”, – pyeti vëllai i vogël i Himenës, Pabloja.

“Unë kisha ankth që do ta hiqja pompën time të insulinës për të hyrë në ujë”, – tha Himena. “Por ndërkohë që po bëja pagëzime, nuk u ndjeva aspak e sëmurë. Ishte një mrekulli!”, – Himena buzëqeshi. “Ndonëse isha e frikësuar, Fryma e Shenjtë më ndihmoi të ndihesha e qetë. Edhe kjo ishte një mrekulli.”

historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Alyssa Petersen