“Përshëndetje nga Kepi i Gjelbër!” Miku, maj 2023, f. 22–23.
Përshëndetje nga Kepi i Gjelbër!
Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.
Kepi i Gjelbër është një vend ishullor pranë bregut të Afrikës Perëndimore. Rreth 480 mijë njerëz jetojnë atje.
Gjuha
Portugalishtja është gjuha zyrtare. Njerëzit flasin gjithashtu dhe kreolishten e Kepit të Gjelbër ose gjuhën kriolu e cila bazohet te portugalishtja.
Vullkanet
Kepi i Gjelbër ka 10 ishuj, të cilët u krijuan nga vullkanet. Vullkani më i madh aktiv quhet Piko‑do‑Fogo [Maja e Zjarrit]. Ai është 2829 metra i lartë.
Feja
Rreth 80 përqind e njerëzve janë katolikë. Atje ka rreth 16 mijë anëtarë të Kishës sonë.
Muzika
Vendasit e Kepit të Gjelbër e duan shumë muzikën! Ata zakonisht këndojnë në kreolisht dhe muzika e tyre ka stile të ndërthurura nga Portugalia, Brazili dhe Afrika Perëndimore.
Tempulli i Prajës
Tempulli i parë i Kepit të Gjelbër u përkushtua vitin që shkoi!